Grupi RZB dhe Raiffeisen International

 

Raiffeisen Bank në Kosovë është degë e Raiffeisen International Bank-Holding AG, e cila është njësi e konsoliduar Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) me seli në Vjenë. RZB është kompania mëmë e Grupit RZB dhe institucioni qëndror i Austrian Raiffeisen Banking Group, i cili është grupi më i madh bankar që posedon rrjetin më të gjerë të distribuimit.

 

RZB dhe Raiffeisen International edhe njëherë kanë ritheksuar rolin e tyre e cila shumë herët ka filluar të punojë në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Kështu, në vitin 1986, tri vjet para rënies së Perdes së Hekurt kanë themeluar degën e tyre të parë në Hungari. Gjatë më shumë se 20 vjet pune në treg, janë themeluar dhjetë banka ndërsa dhjetë të tjera janë blerë. Kjo ka rezultuar në një rrjet që mbulon rajonin me banka universale në 15 vende duke iu shërbyer më shumë se 14.7 milionë klientëve përmes 3,200 degëve afariste.  

 

- Shqipëri, Raiffeisen Bank Sh.a.

- Bellorusi, Priorbank, OAO

- Bosna dhe Hercegovina, Raiffeisen Bank d.d. Bosna dhe Hercegovina

- Bulgari, Raiffeisenbank (Bullgari) EAD

- Kroaci, Raiffeisenbank Austria d.d.

- Republika Çeke, Raiffeisenbank a.s. dhe eBanka, a.s.

- Hungari, Raiffeisen Bank Zrt.

- Kosovë, Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

- Poloni, Raiffeisen Bank Polska S.A.

- Rumani, Raiffeisen Bank S.A.

- Rusi, ZAO Raiffeisenbank

- Serbi, Raiffeisen banka a.d.

- Sllovaki, Tatra banka, a.s.

- Slloveni, Raiffeisen Banka d.d.

- Ukrainë, VAT Raiffeisen Bank Aval

 

Raiffeisen International vepron si kompani drejtuese e këtyre bankave duke qenë pronare e pjesës më të madhe të aksioneve të tyre (në shumicën e rasteve 100 ose pothuajse 100%). Për më tepër, edhe një numër i madh i kompanive financiare lizing (duke përfshirë edhe ato në Kazakistan dhe Moldavi) janë pjesë e grupit Raiffeisen International. RZB është kasionari kryesor i Raiffeisen International duke qenë pronare e përafërsisht 70% të aksioneve kryesore. Pjesa tjetër e aksioneve iu takon investitorëve privatë, komercial dhe institucional. Aksionet e kompanisë tregtohen në bursën e Vjenës.

 

Raiffeisen International ka arritur edhe një rezultat rekord për vitin 2008: profiti i konsoliduar i grupit (pas tatimit dhe pjesës së fitimit të aksionarëve të tjerë) është rritur për 17% në 982 milionë Euro (krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2007). Bilanci total I gjendjes është 85.4 miliardë Euro në fund të vitit, një rritje prej 17%. Deri në fund të 2008, afër 63,400 punonjës i kanë shërbyer më shumë se 14.7 milionë klientëve përmes 3,200 degëve afariste.

 

E themeluar në vitin1927, RZB ofron një gamë të gjerë të shërbimeve bankare komerciale dhe investuese. Është banka e tretë më e madhe në Austri. Deri më 31 dhjetor 2008, bilanci total i gjendjes së grupit RZB është 156.9 miliardë euro, 14% në krahasim me fundin e vitit 2007. Përderisa rezulatatet operuese kanë shënuar edhe një rezultat rekord, efektet e tregut financiar dhe krizës bankare kanë ndikuar në zvogëlimin e profitit. Si pasojë e kësaj, profiti para tatimit është rritur për 60% në 597 milionë Euro. Deri në fund të 2008, grupi kishte 66,650 punonjës në gjithë botën.

 

Përveç aktiviteteve të saj bankare – të cilat plotësohen me zyrat përfaqësuese në Rusi (Moskë) – RZB poashtu drejton një numër të kompanive të specializuara në Evropën Qëndrore dhe Lindore duke ofruar zgjidhje, në mes tjerash, në fushat e blerjeve dhe bashkimeve të kapitalit, zhvillim të patundshmërive, menaxhment të mjeteve, dhe hipotekave bankare.

 

Në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), rrjeti i degëve të RZB përfshin filialin në Londër dhe zyrat përfaqësuese në Bruksel, Frankfurt , Madrid , Milano, Paris , Stokholm, dhe Nju Jork. Kompania financiare në Nju Jork (me zyra përfaqësuese në Çikago, Hjuston dhe Los Angjelos) dhe bankën shtesë në Maltë poashtu janë pjesë e grupit. Në Azi, RZB drejton filialet në Beijing (me zyra përfaqësuese në Harbin dhe Zhuhai), Xiamen dhe Singapor si dhe zyrat përfaqësuese në Ho Chi Minh City , Hong Kong , Mumbai dhe Seul. Kjo prani ndërkombëtare e thekson qartë strategjinë e shfaqjes në tregjet bankare. 

 

RZB është e ranguar si vijon (të dhënat e prillit 2009):

 

Standard & Poor's         Afatshkurtër: A-1

                                   Afatgjatë:     A

 

Moody's                        Afatshkurtër: P-1

                                    Afatgjatë:      A1