Bëhu edhe ti me kartelë!
Merr VISA kartelën me parapagim!
Visa kartela me parapagim nga Raiffeisen Bank është çelësi për një mënyrë të re të menaxhimit të parave tuaja në mënyrë të përshtatshme, të sigurtë dhe efektive.
VISA: Shfrytëzo shërbimet e VISA
Me VISA kartelën tuaj me parapagim, ju mund të bleni në miliona dyqane në mbarë botën, si dhe të realizoni blerje përmes internetit.
ATM: Tërhiqni para në miliona bankomate në mbarë botën
Pa marrë parasysh se a jeni në Kosovë apo jashtë vendit, ju mund të shfrytëzoni VISA kartelën tuaj për të tërhequr para, në miliona bankomate.
Më sigurtë se paratë në dorë
Për sigurinë tuaj do të ju nevojitet të zgjedhni një PIN, kur e aktivizoni kartelën tuaj dhe e përdorni kurdoherë që e shfrytëzoni atë. Nëse ju humb, apo ju vidhet kartela, mund të lajmëroheni në shërbimin për klientë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Rimbusheni kartelën tuaj në degët e Raiffeisen Bank dhe në qendrat e partnerëve tonë
Për të rimbushur kartelën tuaj ju duhet të vizitoni njërën nga degët e Raiffeisen Bank, ose qendrat e partnerëve tonë. Aty ju rimbushet kartela shpejtë dhe thjeshtë dhe ju mund të shfrytëzoni paratë menjëherë.
Dërgoni para në çdo kohë me shërbimin YAP
YAP është mënyra më e thjeshtë, më e shpejtë dhe më e sigurtë për të dërguar para përmes telefonit tuaj mobil. Poseduesit e VISA karteles me parapagim nga Raiffeisen Bank mund të regjistrohen pa pagesë në shërbimin YAP dhe të dërgojnë para me një mesazh të thjeshtë në rrjetin IPKO. Pranuesi i parave mund të ketë çasje menjëherë në mjetet e dërguara, përmes VISA kartelës me parapagim.
Bëni blerje të sigurta përmes internetit
Me VISA kartelën tuaj me parapagim ju mund të bëni blerje të sigurta përmes internetit. Kodi 3-shifror i sigurisë në anën e pasme të kartelës konfirmon që ju e keni në posedim kartelën dhe ju mbron nga keqpërdorimi.
Kontrolloni buxhetin tuaj më mirë
Shpenzoni vetëm aq sa keni dhe mbajeni nën kontroll buxhetin tuaj. Shfrytëzoni kartelën tuaj për të gjitha blerjet e përditshme dhe përcillni harxhimet tuaja në www.kartelemeparapagim.com, përmes së cilës ju poashtu mund te transferoni para, mirëmbani shënimet tuaja si dhe informoheni për produktin. Regjistruesit e shërbimit YAP mund të zbulojnë në çdo kohë përmes një SMS-i gjendjen e llogarisë së kartelës.
Filloni tani:
1. Bleni dhe mbusheni kartelën tuaj sot, në njërën nga degët e Raiffeisen Bank, ose në qendrat e partnerëve tonë.
2. Aktivizoni kartelën tuaj duke thirrur 038 790 790.
3. Regjistrohuni gratis në shërbimin YAP për të dërguar dhe pranuar para me telefonin tuaj mobil perms operatorit telefonik IPKO.
4. Shfrytëzoni kartelën tuaj kurdoherë dhe kudo që pranohen Visa Debit kartelat. Ju e keni kontrollin.
5. Rimbusheni kartelën tuaj sa herë që dëshironi.
Për një tabelë të çmimeve dhe tarifave, vizitoni https://www.kartelemeparapagim.com
VISAkartela me parapagim lëshohen nga Raiffeisen Bank dhe duhet të shfrytëzohet nga poseduesi i saj në bazë të kushteve dhe afateve kontraktuale, brenda limitit të shumës në llogari të kartelës. Ky produkt bankar ka një sërë kostosh specifike duke përfshirë kostot për transaksione, të cilat janë të përmendura në kontratë. Për të pranuar fonde, individi së pari duhet të posedojë një VISA kartelë me parapagim.
RevEurope Payments Ltd. është partner i Raiffeisen Bank dhe pronar i emrave dhe shenjave R dhe
YAP
.