Fituesi i lojës shpërblyese gjatë fushatës për biznese të vogla: Mustafë Lama, Kaçanik.
Gjatë periudhës 1 nëntor 2009 deri më 31 dhjetor 2009, Raiffeisen Bank në Kosovë kishte prezantuar një ofertë speciale për kredi për biznese të vogla. Kjo ofertë përfshinte:
- 0% shpenzime administrative
- Norma atraktive të interesit
- Shuma e kredisë deri më 20,000 euro
- Aprovim brenda 24 orëve
- Afati i kthimit të kredisë deri në 7 vjet
- Për tu kualifikuar për Golf 6 është dashur të sigurojë kthimin e kredisë
- Kampanja ka zgjatur deri më 31 dhjetor 2009
Si keni pasur mundësi të fitoni Golf 6?
E tëra çka është kërkuar të bëni është të aplikonit për kredi biznesi si dhe të siguroni kthimin e saj. Sigurimi i kthimit të kredisë është një produkt që ka për qëllim sigurimin e pagesës së kredisë në raste të aksidenteve apo sëmundjeve.
Pas nënshkrimit të kontratës ju keni pasur mundësi të plotësoni kuponin dhe ta vendosni atë në zarf të bardhë. Zarfin e ka pranuar zyrtari i Bankës. Kuponi juaj më pas është dorëzuar në Departamentin e Marketingut.
Loja ka filluar më 01 Nëntor, 2009 dhe ka zgjatur deri më 31 Dhjetor, 2009.
Tërheqja e shpërblimit është bërë më 22 Janar, 2010, në emisionin televiziv "OXYGEN" RTK, nën administrimin e komisionit të përbërë nga zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Raiffeisen Bank.
Emri i fituesit Mustafë Lama është publikuar në shtypin ditor si dhe në www.raiffeisen-kosovo.com. Për marrjen e shpërblimit, fituesi është informuar përmes Raiffeisen Direct 038 222 222