Kurseje energjinë, ndriçoje të ardhmen tënde!
Ndryshimet klimatike tani po hetohen në çdo vend të botës. Prodhimi i energjisë rrit nivelin e dioksid karbonit (CO2) në hapësirë, i cili ndikon në rritjen e ndryshimeve klimatike në botë.Kursimi i energjisë, përveç që ndikon në uljen e CO2, ndikon drejtëpërdrejt edhe në uljen e shpenzimeve tuaja. Prandaj, efikasiteti energjetik do të thotë efikasitet në shpenzime.Masat për të zvogëluar shpenzimet përfshijnë izolimin termik, instalimin e paneleve solare, shfrytëzimin e burimeve alternative të energjisë, etj.Bio kredia ka normë më të ulët të interesit nga kreditë tjera dhe është e dizajnuar posaçërisht për tiu ndihmuar të zvogëloni shpenzimet për energji. Prandaj, bëje hapin e parë: investo në kursimin e energjisë, duke investuar së pari në shtëpinë apo banesën tënde. Apliko për Bio Kredi në Raiffeisen Bank!
Kushtet e aplikimit
Të jeni banor i Republikës së Kosovës
Të jeni të punësuar apo të keni biznes aktiv
Të keni planin e investimit për kursim të energjisë
Kushtet e kredisë
Bio kredia duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për investime në kursimin e energjisë prej së paku 20%
Afati i kthimit të kredisë - deri në 7 vite
Dokumentet e nevojshme
Për individë
Letërnjoftimi
Kontrata e punës
Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
Për biznese
Çertifikata e regjistrimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe forma Informata rreth biznesit
Të dhënat financiare mbi kompaninë tuaj për 12 muajt e fundit
Listën e inventarit të kompanisë dhe listën e pajisjeve (nëse ekziston pajisja)
Sigurimi i kredisë
Për individë
Ndalesa administrative mbi pagën
Bashkëhuamarrës/garantues (kërkohet vetëm për shuma të caktuara)
Pasuria e lëvizshme
Për biznese
Pasuria e lëvizshme
Hipoteka (kërkohet vetëm për shuma të caktuara)
Procedura është e lehtë, e thjeshtë dhe fleksibile.Nuk ka limit (për biznese) në shumën e kredisë së financuar. Kredia mund të shfrytëzohet për blerje/ndërrim të pajisjeve me qëllim të kursimit të energjisë, e deri tek investimet në krijimin e burimeve regjeneruese energjetike.