Kartela Visa me parapagim pėr herė tė parė nė Kosovė
Prishtinė, 28 tetor 2009 - Raiffeisen Bank dhe IPKO nė bashkėpunim me Better Served Kosovo dhe RevEurope sjellin pėr herė tė parė nė Kosovė Visa kartelėn me parapagim. Kėtė kartelė mund ta marrin tė gjithė klientėt duke pėrfshirė kėtu edhe tė rinjėt tė cilėt nuk kanė tė hapur llogari bankare. Kartela mund tė porositet dhe tė rimbushet nė tė gjitha degėt dhe nėndegėt e Raiffeisen Bank. Visa kartela me parapagim iu mundėson klientėve tė dėrgojnė para brenda dhe jashtė vendit, tė mbushin llogaritė e tyre tė telefonisė mobile IPKO, tė transferojnė paratė dhe tė kontrollojnė llogaritė me njė SMS tė thjeshtė. Pėrveē kėsaj, klientėt mund tė kontrollojnė gjendjen e kartelės edhe pėrmes shėrbimit e-banking, shėrbim ky i cili ofrohet falas sapo tė aktivizohet kartela.
Kartela Visa me parapagim ėshtė njė mundėsi e shkėlqyer sidomos pėr tė rinjėt tė cilėt nuk kanė llogari bankare. Duke shfrytėzuar kėtė kartelė, ata i shmangen shfrytėzimit tė kesh-it dhe mbajnė nėn kontroll buxhetin e tyre duke pėrcjellur harxhimet e tyre pėrmes shėrbimit e-banking i cili ofrohet bashkė me kartelėn tha Shpend Nura, udheheqės i Departamentit tė Zhvillimit dhe Menaxhimit tė Produkteve. Pėrparėsia tjetėr e kėsaj kartele ėshtė se rimbushja e kartelės ėshtė njė process i thjeshtė dhe i shpejtė dhe klienti mund tė shfrytėzojė menjėherė paratė.
Kartela Visa me parapagim ėshtė shumė e pėrshtatshme edhe pėr prindėr. Pėr tė shmangur shfrytėzimin e keshit dhe pėr tė krijuar tek fėmijėt e tyre shprehinė e menaxhimit tė shpenzimeve, ata mund tė porosisin kartelat Visa me parapagim pėr secilin nga fėmijėt e tyre mbi 16 vjec dhe tė mbushin kartelat e fėmijėve me njė shumė tė caktuar parash nė tė gjitha degėt dhe nėndegėt e Raiffeisen Bank. Prindėrit, sė bashku me fėmijėt do tė kenė mundėsi tė pėrcjellin shpenzimet e bėra pėrmes kėtyre kartelave duke shfrytėzuar shėrbimin e-banking si pėrparėsi shtesė e kėsaj kartele. Kartela Visa me parapagim ėshtė poashtu e pėrshtatshme pėr studentėt qė nuk kanė llogari bankare.
Duke poseduar Kartelėn Visa me parapagim, pėrveē tregut tė Kosovės, klientėt bėhen pjesė e tregut ndėrkombėtar. Pėrmes kartelės Visa me parapagim, ata mund tė tėrheqin para nė 1.4 milionė bankomatė nė mė shumė se 200 shtete, tė paguajnė pėrmes termianleve tė shitjes nė miliona dyqane nė mbarė botėn si dhe tė realizojnė blerje pėrmes internetit.
Raiffeisen Bank nė Kosovė ka 50 degė dhe nėndegė, 83 bankomate tė instaluara nė vende tė ndryshme nė Kosovė dhe me mė shumė se 1,450 terminale pėr blerje pėrmes kartelave. Pėrveē shėrbimit tė Raiffeisen Direct (038 222 222) i cili iu ofron klientėve mundėsinė tė telefonojnė 24 orė nė ditė, 7 ditė nė javė pėr tė marrė informacione mbi produktet dhe shėrbimet bankare si dhe llogarinė e tyre, Raiffeisen Bank ofron pėr klientėt e saj edhe shėrbimin e-banking (www.raiffeisen-kosovo.com).