Premium Banking

Koncepti i Premium Banking është krijuar me idenë që klientëve më të rëndësishëm të bankës sonë tu ofrojmë shërbime me standardet më bashkëkohore.
Si klient Premium, ju do të përfitoni pakon ekskluzive Premium e cila përfshin shërbime bankare preferenciale:
Zyrtar të dedikuar për marrëdhënie me klientë
Prioritet në degë pa pritje në radhë
Produkte të specializuara - përpunuara
Premium kartela
Linjë e veçantë telefonike në qendrën e thirrjeve
Përparësi ndaj shqyrtimit të ankesave dhe rekomandimeve nga ana juaj
Përparësi në shqyrtim të kredive
Jeni të mirëpritur në degën e Premium Banking, e cila ofron për ju shërbim profesional,
konfidencial dhe efikas nga punonjës të kualifikuar në këtë fushë. Kjo degë
gjendet në rr. Agim Ramadani nr.17 (prapa Teatrit Kombëtar) dhe ju mundëson
komoditet dhe konfidencialitet të plotë në kryerjen e shërbimeve bankare personale.
Poashtu, kjo zyrë ka edhe hapësirën e parkingut të cilën ju mund ta shfrytëzoni në
çdo kohë.
Zyrtarët tanë janë në dispozicionin tuaj nga dita e hënë deri të premten, prej orës
8:00 17:00. Poashtu, të shtunën ju mund të telefononi zyrtarët bankarë prej orës
10:00 14:00 për të caktuar një takim biznesi.