Kartelat
Raiffeisen Bank iu ofron klientëve të saj kartelën Visa dhe MasterCard. Këto kartela mund të përdoren brenda dhe jashtë vendit për të tërhequr para në Makinat për tërheqjen e parave dhe në banka, si dhe për të paguar mallra dhe shërbime mund të përdorni kartelat Visa dhe MasterCard në të gjitha pikat e shitjes që e mbajnë shenjën Visa dhe MasterCard.
Visa dhe MasterCard janë kartela të njohura në botën e shërbimeve financiare. Përmes këtyre kartelave, klientët mund të kenë qasje në llogaritë/paratë e tyre 24 orë në ditë, 7 ditë në javë jo vetëm në rrjetin e bankomatëve në vend por kudo në botë përmes 1 milion bankomatëve.
Visa Electron dhe Maestro janë kartela debiti, që do të thotë se të gjitha tërheqjet apo pagesat e bëra në Kosovë dhe jashtë do të ngarkohen në llogarinë juaj. Për të përdorur këto karta, gjithmonë duhet të dini Numrin Personal të Identifikimit(PIN). Pas hapjes së llogarisë rrjedhëse juve automatikisht do tju ofrohen kartelat Visa Electron apo Maestro, varësisht nga zgjedhja e juaj.
Klientët mund të paguajnë mallra dhe shërbime të ndryshme përmes 22 milion pikave të shitjes në më shumë se 150 vende të botës. Përveç kësaj, klientët mund ta përdorin kartelën Visa dhe MasterCard për të blerë mallra të ndryshme përmes Internetit, kërkesa përmes postës dhe telefonit, të bëjnë rezervime të hotelit, të marrin vetura me qira, etj.
Ndërrimi i Kartelës
Ju mund të ri-pajiseni me kartelë e re nëse:
Kartela juaj është humbur/vjedhur
Kartela juaj është dëmtuar
Ndërrimi i të dhënave tuaja personale
Tjera
Në rast të humbjes/vjedhjes së kartelës, ju duhet të telefononi menjëherë në Raiffeisen Direct 038 222 222 ose në degën më të afërme të Raiffeisen Bank.
Afatet dhe kushtet e përgjithshme