Raiffeisen Direct
Raiffeisen Direct është shërbimi telefonik i integruar që klientëve iu ofron qasje më të lehtë në informatat e përgjithshme dhe shërbimet e bankës tonë, 24 orë në ditë 7 ditë në javë.
Çka ofron Raiffeisen Direct?
- Informata për klientët mbi:
gjendjen e llogarisë
arritjen/dërgesës transfereve
kreditë dhe mënyrën e aplikimit
produktet dhe shërbimet tjera të Raiffeisen Bank
adresat e filialeve
lokacionet e ATM-ve dhe POS partnerëve tanë që pranojnë VISA dhe MASTER kartelat e bankës tonë.
- Shërbimet për klientë:
Bllokim të kartelave të vjedhura/ humbura
Transaksione /pagesa të autorizuara paraprakisht përmes telefonit, brenda dhe jashtë vendit
Afatizime të mjeteve.
Shitjen e Visa dhe Master kartelave
Si përdoret Raiffeisen Direct?
- MNEMONIC - fjala sekrete:
MNEMONIC-u është fjalë sekrete e cila ipet nga ana e klientit gjatë hapjes së llogarisë. Kjo fjalë është unike dhe askush nuk mund ta ketë të njëjtën.MNEMONIC mundëson identifikimin e klientit në mënyrë më të shpejt dhe më të lehtë. Pasiqë është unike kjo fjalë sekrete është në të njejtën kohë edhe e sigurtë. Te gjitha këto biseda telefonike janë të regjistruara (inçizuara).
- Informata mbi gjendjen e llogarisë:
Gjendja e llogarisë suaj mund të mirret vetëm me MNEMONIC- fjalën sekrete që e keni lënë në hapjen e llogarisë suaj.Poashtu, ndërprerja e afatizimit si dhe të gjitha informatat specifike mbi llogarinë/transferet e juaja mund të mirren vetëm me MNEMONIC.
- Transferet paraprakisht të autorizuara:
Raiffeisen Direct ju mundëson që përmes telefonit të bëni urdhërtransfer/pagesë paraprakisht të autorizuar. Krejt çka ju nevojitet të bëni është që të aplikoni në bankë për këtë shërbim dhe ti jepni informata mbi transferet/pagesat që dëshironi ti realizoni. Pastaj na kontaktoni dhe kërkoni që transferi i juaj të realizohet. Ne jemi të obliguar tua konfirmojmë realizimin e transferit.
- Bllokimi i kartelave
Kjo qendër poashtu mundëson bllokimin e kartelës në rast se e keni humbur ose iu është vjedhur. Edhe për këtë shërbim ju duhet ta mbani në mend fjalën sekrete (MNEMONIC) dhe bllokimi i kartelës suaj do të bëhet brenda 1 min.
Për informacione tjera, ju lutem telefononi Raiffeisen Direct në 038 222 222.