Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Financimi

Divizioni i korporatave në Bankën Raiffeisen në Kosovë ofron shërbime financiare përmes një game të gjerë të produkteve të cilat dallojnë nga lloji, qëllimi dhe afati. Ne po ashtu ju ofrojmë këshilla për zgjedhjet më të përshtatshme financiare.

Kreditë për financim të investimeve mund të shfrytëzohen kryesisht për zgjerimin e bizneseve. Secila nga këto produkte janë të përcaktuara për të përmbushur kërkesat e klientëve. Kreditë e tilla janë afatmesme dhe afatgjata dhe iu ofrojnë klientëve mundësi për të financuar bizneset e tyre.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Mbitërheqja është një limit i aprovuar kredie të cilin klientët mund të tërheqin nga llogaria e tyre rrjedhëse. Norma e interesit aplikohet vetëm për shumën e tërhequr.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Kredi për qëllime të ndryshme për kapital punues përbëhet nga pako e produkteve për t'i përmbushur nevojat e biznesit për kapital punues. Këto fonde përdoren për financimin e aktiviteteve aktuale të biznesit: e.g. blerjet, fuqizimin e likuiditetit të klientit. Po ashtu, këto fonde mund të përdoren si mbitërheqje, garacion bankar ose letër krediti varësisht nga kërkesa e kompanisë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Linja e kredisë për kapitalin punues është e struktuar në atë mënyrë që fondet përdoren vetëm për nevojat të kapitalit punues. Ky produkt është i përshtatshëm për kapitalin punues të bizneseve të cilat dëshirojnë të mbulojnë hapësirat e mundshme negative të qarkullimit të keshit. Kapitalit punues është thelbësor për biznesin për të mbuluar nevojat e vazhdueshme operacionale të aktiviteteve të biznesit. Qëllimi i këtij produkti është të përmbushë mungesat sezonale të qarkullimit të parasë duke e strukturuar orarin e pagesës varësisht nga nevojat e biznesit dhe gjatë periudhës së qarkullimit të lartë të keshit.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Është një limit kredie të cilin mund ta tërheqësh fondet me një interest për një periudhë të caktuar. Shuma e rifinancimit nuk mund ta kalojë limitin total të shumës së aprovuar. Gjatë periduhës kur kredia është në dispozicion, mund të bëhen edhe tërheqje të tjera brenda limitit. Ripagesat mund të bëhen vetëm në një datë të caktuar për të cilën është njoftuar banka. Ndërsa shuma e përgjithshme e kredisë duhet të ripaguhet në ditën e fundit të skadimit të afatit. Pas ripagesës, shuma mund të përdoret sërisht.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.