Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Kreditë personale

Kredi pa destinim të veçantë - vetëm në Raiffeisen Bank! Duke i marrë parasysh nevojat tuaja, Banka Raiffeisen ju ofron kredinë personale si një mundësi shumë të mirë për ju!

Ju mund të merrni Kredi personale edhe nëse e merrni rrogën përmes ndonjë banke tjetër.  

Për të aplikuar për kredi personale, duhet që:
- Të jeni banor i Kosovës
- Të merrni pagën përmes Bankës Raiffeisen apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënesi që paga juaj do të procesohet përmes Bankës Raiffeisen.

Kushtet e kredisë :
- Shuma minimale e kredisë është 1000 € ndërsa maksimale është 20,000 €. (për klientët Premium shuma maksimale është 25,000 €)
- Afati maksimal i pagesës së kredisë është deri në 120 muaj (10 vite).

Dokumentet e nevojshme:
- Dokument personal identifikimi
- Kontrata e punës
- Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë (nëse keni)

Kolaterali:
- Ndalesa administrative mbi pagën
- Bashkëhuamarrës / garantues
- Pasuria e tundshme

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 ose vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Raiffeisen.

Banka Raiffeisen ofron Ekspres kredi, që ju mundëson aplikimin me dokumente minimale .

Për të aplikuar për Ekspres kredi, duhet që:

  • Të jeni banor i Kosovës
  • Të merrni pagën përmes Bankës Raiffeisen apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi që paga juaj do të procesohet përmes Bankës Raiffeisen.

Kushtet e kredisë:

  • Shuma minimale e kredisë është 200 € ndërsa maksimale është 3,000 €.
  • Afati maksimal i pagesës së kredisë është deri në 60 muaj (5 vite).
  • Dokumentet e nevojshme:
  • Dokumenti personal identifikimi
  • Kontrata e punës

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Banka Raiffeisen ju ofron Kredi për financim të studimeve universitare si dhe ato pasuniversitare në Kosovë.

Banka Raiffeisen do ta bëjë pagesën për studimet tuaja drejpërdrejtë në llogarinë e universitetit tuaj, në këste sipas afateve të përcaktuara nga universiteti.

Për të aplikuar për këtë lloj të kredisë, ju duhet të jeni student i Universitetit të Prishtinës apo i ndonjërit prej universiteteve private në Kosovë të cilat kanë marrëveshje mirëkuptimi me Bankën Raiffeisen.

Kushtet e kredisë:

  • Hapja e llogarisë për studentë
  • Shuma maksimale e kredisë është 15,000 €
  • Afati maksimal i pagesës së kredisë është deri në  84 muaj (7 vite)
  • Shpenzimet e procesimit të kredisë - 0%

Dokumentet e nevojshme:

  • Dokumenti personal i identifikimit
  • Dokument identifikimi i prindit
  • Indeksi apo kartela identifikuese e universitetit
  • Kontrata juaj e punës apo e prindit

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Banka Raiffeisen ju ofron kredi për të blerë veturën e ëndërrave tua, përmes partnerëve tanë në gjithë Kosovën.

Që të aplikoni për Auto Kredi, ju duhet:

  • Të jeni banor i Kosovës
  • Të merrni së paku një pagë përmes bankës tonë ose punëdhënësi juaj të konfirmojë procesimin e pagës suaj përmes Bankës Raiffeisen.

Kushtet e kredisë:

  • Shuma minimale e kredisë është 3,000 € ndërsa maksimale 50,000 €.
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë është 60 muaj (5 vite).
  • Ju duhet të participoni me së paku 20% të çmimit total.

Dokumentet e nevojshme:

  • Dokumenti personal i identifikimit
  • Kontrata e punës
  • Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë  (nëse keni)
  • Konfirmimi nga partneri i autorizuar

Sigurimi i kredisë:

  • Ndalesa administrative mbi pagën
  • Sigurimi kasko i automjetit në favor të Bankës
  • Bashkëhuamarrës / garantues

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.