Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Qendra kontaktuese

Qendra kontaktuese është  shërbimi  telefonik  i integruar që klientëve  iu  ofron qasje  më  të lehtë në informatat e përgjithshme dhe shërbimet e bankës tonë, 24 orë në ditë 7 ditë në  javë.

 

Çka ofron Qendra Kontaktuese?

 

- Informata për klientët mbi:

gjendjen e llogarisë     

arritjen/dërgesës  transfereve 

kreditë dhe  mënyrën e aplikimit 

produktet dhe shërbimet tjera të Raiffeisen Bank 

adresat e filialeve 

lokacionet e ATM-ve dhe POS partnerëve tanë që pranojnë  VISA dhe MASTER  kartelat e bankës tonë.

 

- Shërbimet për klientë:

Bllokim të kartelave të vjedhura/ humbura

Transaksione /pagesa  të autorizuara paraprakisht  përmes  telefonit,  brenda dhe jashtë vendit

Afatizime të mjeteve. 

Shitjen e Visa dhe Master kartelave

 

Si përdoret Qendra Kontaktuese?

 

- MNEMONIC - fjala sekrete:

MNEMONIC-u është fjalë sekrete e cila ipet nga ana e klientit gjatë hapjes së  llogarisë. Kjo fjalë është unike dhe askush nuk mund ta ketë të njëjtën.MNEMONIC mundëson identifikimin e klientit në mënyrë më të shpejt dhe më të lehtë. Pasiqë është unike kjo fjalë sekrete është në të njejtën kohë edhe e sigurtë. Te gjitha këto biseda telefonike janë të regjistruara (inçizuara).

 

- Informata mbi gjendjen e llogarisë:

Gjendja e llogarisë suaj mund të mirret vetëm me MNEMONIC- fjalën sekrete që e keni  lënë në hapjen e llogarisë suaj.Poashtu, ndërprerja e afatizimit si dhe të gjitha informatat specifike mbi llogarinë/transferet e juaja mund të mirren vetëm me MNEMONIC.

 

- Transferet paraprakisht të autorizuara:

Qendra Kontaktuese ju mundëson që përmes telefonit të bëni urdhërtransfer/pagesë paraprakisht të autorizuar. Krejt çka ju nevojitet të bëni është që të aplikoni në bankë për këtë shërbim dhe t’i jepni informata mbi transferet/pagesat që dëshironi t’i realizoni. Pastaj na kontaktoni dhe kërkoni që transferi i juaj të realizohet. Ne jemi të obliguar t’ua konfirmojmë realizimin e transferit.

 

- Bllokimi i kartelave

Kjo qendër poashtu mundëson bllokimin e kartelës në rast se e keni humbur ose iu është vjedhur. Edhe për këtë shërbim ju duhet ta mbani në mend fjalën sekrete (MNEMONIC) dhe bllokimi i kartelës suaj do të bëhet brenda 1 min.

 

Për informacione tjera, ju lutem telefononi Qendrën Kontaktuese në 038 222 222.