Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Shërbimet elektronike

Banka në telefonin tuaj mobil!

Telefoni mobil sot është bërë një nga pajisjet më të përdorura dhe më funksionale përmes të cilit mund të kryeni shumë punë, duke kursyer në masë të madhe kohën tuaj. Që të jemi më afër jush, banka Raiffeisen ka krijuar një product inovativ me të cilin do të keni mundësi t'i shfrytëzoni shërbimet bankare perms telefonit tuaj mobil.

M-Banking ju mundëson t'i kryeni të gjitha veprimet e e-Banking përmes telefonit mobil. Klientët ekzistues të e-Banking mund ta shfrytëzojnë M-Banking me të njejtin emër të shfrytëzuesit dhe fjalëkalim, pa patur nevojë për aplikim shtesë.

M-Banking ofrohet në këto versione:

Aplikacioni për WEB - që punon në të gjitha telefonat mobilë, përmes të cilëve është e mundur kyçja në internet.

m-Banking për Web

 

Aplikacioni për iPHONE - i posaçëm për iPhone, i përkrahur gjithashtu nga Apple për

sistemet operative IOS 7.0, ose më të lartë.

Shkarko aplikacionin m-Banking për iOS:

m-banking nga banka Raiffeisen - aplikacioni per iOS ne iTunes

 

Aplikacioni për ANDROID - i posaçëm për telefonat mobilë që funksionojnë me sistemin operativ Android, i cili përkrahet gjithashtu nga Google për sistemet operative OS 4.0 apo version më të lartë.

Shkarko aplikacionin m-Banking per Android: 

m-banking nga banka Raiffeisen - aplikacioni per android ne PlayStore

 

Vërejtje: Për të shkarkuar aplikacionin në telefonin tuaj mobil duhet që patjetër të keni të aktivizuara ''cookies''.

 

Çka ofron M-Banking?

Përmes M-Banking ju mund:

  • të kontrolloni gjendjen e llogarive tuaja
  • t’i shikoni detajet e transaksioneve për llogarinë e zgjedhur
  • të transferoni mjete në llogaritë të cilat paraprakisht i keni të regjistruara si përfitues
  • të ekzekutoni GIRO pagesat përmes skenimit të barkodit ( vetëm për Iphone dhe Android)
  • të informoheni rreth lokacioneve të ATM dhe degëve
  • të informoheni rreth ratave të këmbimit dhe të shfrytëzoni kalkulatorin për këmbim të valutave
  • të informoheni për detajet e kartelave që i posedoni me bankën
  • të informoheni për detajet e kredive që i posedoni me bankën
  • të informoheni për detajet e depozitave që i posedoni me bankën
  • ta vlerësoni dhe ndani këtë aplikacion me të tjerët në rrjetet sociale

 

Vërejtje: Nëse emri i shfrytëzuesit ose fjalëkalimi shënohet 5 herë gabimisht, atëherë do të bllokohet qasja juaj në M-Banking dhe ju duhet të kontaktoni Raiffeisen Direct.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Manuali për M-Banking

M-Banking_Manual.pdf

 

Video udhëzimi për foto pagesat

Më poshtë keni video udhëzimin se si të bëni pagesat përmes opsionit photopay.

SMS Top Up ju mundëson mbushjen e telefonit tuaj celular, internetin dhe televizionin digjital si dhe pakot DuoTV dhe DuoFIX në mënyrë elektronike nga kudo që jeni. Ky shërbim është në dispozicion 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë dhe është i përshtatshëm për të gjithë ju që përdorni produktet e Operatorëve të Telefonive Mobile.

Mënyra e mbushjes së telefonit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët, shkruani numrin e telefonit IPKO ose Z-Mobile që dëshironi ta mbushni, hapësirë shumën më të cilën dëshironi të mbushni telefonin  p.sh (049xxxxxx 5 ose 045xxxxxx 5)

 

 

Mënyra e mbushjes së televizionit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët,shkruani emrin e kontratës të cilën e posedoni në IPKO apo numrin e kartelës (hapësirë) TV,DUOTV apo DUOFIX   p.sh( xxxxxxxxx TV)  (xxxxxxxxx DUOTV)  (xxxxxxxxx DUOFIX)

 

 

Mënyra e mbushjes së internetit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët, shkruani emrin e kontratës të cilën e posedoni në IPKO (hapësirë) internet p.sh (xxxxxxxxx internet)

 

 

Vërejtje: Ju mund ta realizoni këtë shërbimin edhe nëse nuk keni mjete në telefon, mjafton që shuma e kërkuar të jetë në llogarinë e specifikuar në kontratë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Përmes E-banking - web, Banka Raiffeisen ju ofron qasje të thjeshtë dhe të besueshme në shërbimet bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe ju mundëson:

  • Kontrollimin e bilancit të llogarisë,
  • Shikimin dhe shtypjen e gjendjes së llogarisë,
  • Ekzekutimin e pagesave vendore dhe ndërkombëtare për përfituesit e definuar më parë,
  • Rishikimin e bilancit të llogarisë së bashku me transaksionet e kryera në llogarinë tuaj
  • Shtypjen e informatave nga pagesat e ruajtura
  • Ekzekutimin e pagesave të taksave dhe kontributeve pensionale
  • Ekzekutimin e pagesave komunale
  • Shkëmbimi i mesazheve elektronike me Bankën
  • Informata mbi kreditë që i posedoni në bankën Raiffeisen
  • Informata mbi produktet dhe kampanjat

Posedues i E-Banking WEB solucionit mund të bëhet cilido individ privat i cili ka një llogari të hapur në Bankën Raiffeisen. Mbajtësit të llogarisë i kërkohet të plotësojë dhe të nënshkruajë Aplikacionin e Raiffeisen E-banking për individë, i cili ju vihet në dispozicion nga Zyrtari për Marrëdhënie me Klientë në ndonjërën nga degët dhe nëndegët e Bankës ose duke bërë kërkesë në adresën elektronike https://ebanking.raiffeisen-kosovo.com/webbankKOSALB/loginCer.jsp?bank=RBKO

Shërbimi E-Banking shfrytëzon teknologjinë më të fundit të sigurisë që ndihmon në:

  • verifikimin e identitetit të secilit klient,
  • ruajtjen e të dhënave nga leximi dhe ndryshimi
  • trajtimin konfidencial të informatave tuaja

 

Kujdes ndaj surprizave të pakëndshme!

Të nderuar klient, institucionet financiare ndonjëherë ndodhë të jenë pre e tentimeve për mashtrime të mundshme përmes e-mailave të cilët kanë për qëllim që në opsione të ndryshme të tentojnë t'i marrin kredencialet tuaja personale.

Për t'iu shmangur problemeve eventuale ju lutem ta keni parasysh që Banka Raiffeisen asnjëherë nuk dërgon e-mail përmes të cilit do t'ju kërkohet kyçja në shërbimet elektronike ose i cili kërkon që ju ta jepni Fjalëkalimin dhe Emrin e përdoruesit dhe se mënyra e vetme e kyçjes në E-Banking është përmes Web faqes zyrtare të Bankës Raiffeisen e jo përmes linqeve tjera.

Ju lutem që për çdo informatë shtesë në rast se hasni në e-maila të tillë të kontaktoni menjëherë bankën në numrin e telefonit 038/222-222 ose në e-mail adresën ebanking@raiffeisen-kosovo.com.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Manuali për e-banking 

e-banking_manual.pdf

Video udhëzimet

Më poshtë keni video udhëzimet se si të përdorni E-banking me të gjitha mundësitë që ofron:

1. E-banking - Pagesat për Administratën Tatimore të Kosovës

 

2. E-banking - GIRO pagesat

 

3. E-banking - Urdhëresat automatike

 

 

4. Qendra e komunikimit

SMS Banking ju mundëson të kryeni transaksione bankare të kufizuara përmes celularit tuaj, si:

  • të shihni bilancin e të gjitha llogarive tuaja dhe tri transaksionet e fundit dhe
  • të pranoni informata/mesazhe lidhur me llogaritë tuaja paraprakisht të cekura në aplikacion (automatike – të quajtura alarme),

Përmes ALARM-it – ju mund të pranoni informacione për ndryshimet në llogarinë tuaj:

  • Bilanci i të gjitha llogarive  është më i lartë/më i ulët sesa një shumë specifike,
  • Hyrjet/daljet e fondeve në të gjtiha llogaritë janë më të larta sesa shuma specifike,
  • Informacione mbi bilancin e të gjitha llogarive për një kohë të caktuar.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

…klientet tani do të kenë mundësi të pajisen me produktin me të ri të emertuar Bank ID.

Bank ID është në fakt një USB në të cilën paraprakisht instalohet një certifikatë digjitale dhe e cila ju mundëson klientëve të kycen dhe të performojnë me të gjitha funksionet si në E-Banking WEB.

Përmes BankID ju mund:

  • të kontrolloni gjendjen e llogarive tuaja
  • t’i shikoni detajet e transaksioneve për llogarinë e zgjedhur
  • të transferoni mjete në llogaritë brenda dhe jashtë bankës pa pasur nevojë për regjistrim të       përfituesve
  • egzekutimi i pagesave komunale
  • të informoheni për kreditë që i posedoni në RBKO
  • të informoheni për produktet dhe kampanjat e RBKO-së

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Te nderuar klientë,

Qe te keni me te lehte dhe te jeni me afër  me shfrytëzimin e e-banking, banka Raiffeisen ju ofron mundësinë e shfrytëzimit ne mënyre virtuale te platformës e-banking .

Përmes platformës demonstruese ju do te keni rastin te provoni se sa lehte dhe  shpejte mund te shfrytëzohen funksionet e e-banking

·         Ekzekutimi i llojeve te ndryshme te pagesave

·         Te shqyrtoni detajet e llogarisë dhe te shkarkoni pasqyrën e llogarisë

·         Te shqyrtoni detajet e kartelës, dhe te shkarkoni pasqyrën e llogarisë se kartelës

·         Mundësinë e krijimit  te urdhëresave automatike,

·         Mundësinë e afatizimit te mjeteve,

·         Te shqyrtoni detajet e kredisë

 

Kliko ne linkun ne vijim qe te jesh pjese e përvojës se Raiffeisen e-banking