Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Shërbimet elektronike

Banka në telefonin tuaj mobil!

Telefoni mobil sot është bërë një nga pajisjet më të përdorura dhe më funksionale përmes të cilit mund të kryeni shumë punë, duke kursyer në masë të madhe kohën tuaj. Që të jemi më afër jush, banka Raiffeisen ka krijuar një product inovativ me të cilin do të keni mundësi t'i shfrytëzoni shërbimet bankare perms telefonit tuaj mobil.

M-Banking ju mundëson t'i kryeni të gjitha veprimet e e-Banking përmes telefonit mobil. Klientët ekzistues të e-Banking mund ta shfrytëzojnë M-Banking me të njejtin emër të shfrytëzuesit dhe fjalëkalim, pa patur nevojë për aplikim shtesë.

M-Banking ofrohet në këto versione:

Aplikacioni për WEB - që punon në të gjitha telefonat mobilë, përmes të cilëve është e mundur kyçja në internet.

https://ebanking.raiffeisen-kosovo.com/mbank

Aplikacioni për iPHONE - i posaçëm për iPhone, i përkrahur gjithashtu nga Apple për
sistemet operative IOS 3.0, ose më të lartë.

m-banking nga banka Raiffeisen - aplikacioni per iOS ne iTunes

 

Aplikacioni për ANDROID - i posaçëm për telefonat mobilë që funksionojnë me sistemin operativ Android, i cili përkrahet gjithashtu nga Google për sistemet operative OS 2.0 apo version më të lartë.

m-banking nga banka Raiffeisen - aplikacioni per android ne PlayStore

Vërejtje: Për të shkarkuar aplikacionin në telefonin tuaj mobil duhet që patjetër të keni të aktivizuara ''cookies''.

Çka ofron M-Banking?

Përmes M-Banking ju mund:

  • të kontrolloni gjendjen e llogarive tuaja
  • t'i shikoni detajet e transaksioneve për llogarinë e zgjedhur
  • të transferoni mjete në llogaritë të cilat paraprakisht i keni të regjistruara si përfitues

Vërejtje: Nëse emri i shfrytëzuesit ose fjalëkalimi shënohet 5 herë gabimisht, atëherë do të bllokohet qasja juaj në M-Banking dhe ju duhet të kontaktoni Raiffeisen Direct.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

…klientet tani do të kenë mundësi të pajisen me produktin me të ri të emertuar Bank ID.

Bank ID është në fakt një USB në të cilën paraprakisht instalohet një certifikatë digjitale dhe e cila ju mundëson klientëve të kycen dhe të performojnë me të gjitha funksionet si në E-Banking WEB.

Përmes BankID ju mund:

  • të kontrolloni gjendjen e llogarive tuaja
  • t’i shikoni detajet e transaksioneve për llogarinë e zgjedhur
  • të transferoni mjete në llogaritë brenda dhe jashtë bankës pa pasur nevojë për regjistrim të       përfituesve
  • egzekutimi i pagesave komunale
  • të informoheni për kreditë që i posedoni në Bankës Raiffeisen në Kosovë
  • të informoheni për produktet dhe kampanjat e Bankës Raiffeisen në Kosovë

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

SMS Banking ju mundëson të kryeni transaksione bankare të kufizuara përmes celularit tuaj, si:

  • të shihni bilancin e të gjitha llogarive tuaja dhe tri transaksionet e fundit dhe
  • të pranoni informata/mesazhe lidhur me llogaritë tuaja paraprakisht të cekura në aplikacion (automatike – të quajtura alarme),

Përmes ALARM-it – ju mund të pranoni informacione për ndryshimet në llogarinë tuaj:

  • Bilanci i të gjitha llogarive  është më i lartë/më i ulët sesa një shumë specifike,
  • Hyrjet/daljet e fondeve në të gjtiha llogaritë janë më të larta sesa shuma specifike,
  • Informacione mbi bilancin e të gjitha llogarive për një kohë të caktuar.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Ju ofron qasje të thjeshtë dhe të besueshme në shërbimet bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe ju mundëson:

  • Kontrollimin e bilancit të llogarisë,
  • Shikimin dhe shtypjen e gjendjes së llogarisë,
  • Ekzekutimin e pagesave vendore dhe ndërkombëtare për përfituesit e definuar më parë,
  • Rishikimin e bilancit të llogarisë së bashku me transaksionet e kryera në llogarinë tuaj
  • Shtypjen e informatave nga pagesat e ruajtura,
  • Ekzekutimin e pagesave komunale
  • Ekzekutimi i pagesave të taksave dhe kontributeve pensionale
  • Shkëmbimi i mesazheve elektronike me Bankën
  • Informata mbi kreditë që i posedoni në Bankën Raiffeisen
  • Informata mbi produktet dhe kampanjat

Posedues i E-Banking WEB solucionit mund të bëhet cilido individ privat i cili ka një llogari të hapur në Bankën Raiffeisen. Mbajtësit të llogarisë i kërkohet të plotësojë dhe të nënshkruajë Aplikacionin e Raiffeisen E-banking për Individët, i cili ju vihet në dispozicion nga Zyrtari për Marrëdhënie me Klientë në ndonjërën nga degët dhe nëndegët e Bankës ose duke bërë kërkesë në adresën elektronike ebanking@raiffeisen-kosovo.com

Shërbimi E-Banking shfrytëzon teknologjinë më të fundit të sigurisë që ndihmon në:

  • verifikimin e identitetit të secilit klient,
  • ruajtjen e të dhënave nga leximi dhe ndryshimi
  • trajtimin konfidencial të informatave tuaja

Kujdes ndaj surprizave të pakëndshme!

Të nderuar klient, institucionet financiare ndonjëherë ndodhë të jenë pre e tentimeve për mashtrime të mundshme përmes e-mailave të cilët kanë për qëllim që në opsione të ndryshme të tentojnë t'i marrin kredencialet tuaja personale.

Për t'iu shmangur problemeve eventuale ju lutem ta keni parasysh që Banka Raiffeisen asnjëherë nuk dërgon e-mail përmes të cilit do t'ju kërkohet kyçja në shërbimet elektronike ose i cili kërkon që ju ta jepni Fjalëkalimin dhe Emrin e përdoruesit dhe se mënyra e vetme e kyçjes në E-Banking është përmes Web faqes zyrtare të bankës Raiffeisen e jo përmes linqeve tjera.

Ju lutem që për çdo informatë shtesë në rast se hasni në e-maila të tillë të kontaktoni menjëherë bankën në numrin e telefonit 038/222-222 ose në e-mail adresën ebanking@raiffeisen-kosovo.com.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

E-banking për biznese është një shërbim financiar elektronik i Bankës Raiffeisen, i cili ju mundëson që në çdo kohë të kryeni aktivitetet tuaja bankare, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Raiffeisen E-banking për biznese është i dizajnuar në atë mënyrë me qëllim të përmbushjes së kërkesave tuaja afariste duke ju ofruar një sërë mundësish për t'i ulur shpenzimet tuaja, për të rritur produktivitetin dhe më e rëndësishmja, lehtëson komunikimin dhe kontaktin me bankën dhe kompaninë tuaj.

Raiffeisen E-banking për Biznese ju ofron këto mundësi:

  • Dërgoni urdhër-pagesat vendore dhe ndërkombëtare (poashtu edhe urdhër-pagesat të cilat vihen më paraprakisht në radhë pagese),
  • Opcioni për nënshkrim të shumëfishtë të urdhër-pagesave (nënshkrimi i urdhër-pagesave nga më shumë se një shfrytëzues i autorizuar i llogarisë),
  • Niveli i ndryshëm i autorizimeve për llogaritë e zgjedhura,
  • Kontrollimin e pasqyrës së llogarisë suaj, bilancin e llogarisë së bashku me transakcionet e kryera në llogarinë tuaj, mbajtjen e përhershme të urdhër-pagesave për shfrytëzim të shumëfishtë (pagesat mujore apo pagesat e ngjashme),
  • Pranimi i urdhër-pagesave nga fajllat të cilat përmbajnë urdhër-pagesat në format të standardizuar,
  • Pagesën e taksave dhe kontributeve pensionale
  • Shkëmbimi i mesazheve elektronike me Bankën (porositë dhe kërkesat),
  • Shtypjen e informacioneve nga pagesat e ruajtura, transaksionet dhe dokumentet tjera, etj.

Operacioni Raiffeisen E-banking për biznese është i bazuar në sistemin e autorizimeve të cilat autorizime i jepen klientit nga zyrtari i Bankës me kërkesë të klientit. Një ndërmarrës i pavarur apo një entitet legal mund të ketë disa punëtorë të autorizuar të cilët janë të regjistruar për ta shfrytëzuar shërbimin Raiffeisen E-banking duke iu dhënë atyre të drejta për qasje qoftë të kufizuar qoftë të plotë në llogarinë e zgjedhur.

Ekzistojnë disa lloje të autorizimeve:

  • Për futjen e të dhënave,
  • Për përgatitjen e grupit te pagesave,
  • Për nënshkrimin e grupit te pagesave,
  • Për dërgimin e informacioneve,
  • Për shikimin e paqyrave, bilancit, gjendjes së llogarisë të dërguar nga Banka etj., dhe
  • Autorizimi për administrim e llogarisë.
  • Një karakteristikë tjetër e Raiffeisen E-banking për biznese është kategoria e nënshkrimit e cila tregon se cilat nënshkrime shfrytëzuesi mund t'i realizojë për secilën llogari.

Ruajtja e informatave në Raiffeisen E-Banking është e bazuar në smart kartela, e cila sot për sot është mënyra më e mirë për mbrojtje në botën komerciale. Kjo teknologji e lartë e identifikimit të shfrytëzuesit dhe nënshkrimit digjital të transaksioneve është e bazuar në sistemin e çelësit të infrastrukturës publike (PKI). Kështu, kontrollimi i identitetit, kodimi i informatave, autorizimi dhe nënshkrimi elektronik i të gjitha urdhër-pagesave bëhet në vet smart kartelën. Kartela do të shkatërrohet vetë automatikisht pas tri tentimeve të dështuata për ta futur numrin personal.

Ekzistojne tri aplikacione jashtë rrjetit (off-line):

  • Një sistem rrjeti për shumë shfrytëzues,
  • Një verzioni me një shfrytëzues,
  • Një verzion me shumë shfrytëzues përmes qasjes nga rrjeti.

Verzioni për shumë shfrytëzues shërben për t'u përdorur nga korporatat e mëdha, të cilat kryejnë veprime të pagesave në shumë kompjuterë të rrjetit lokal. Kjo zgjidhje operon në opcionin klient/server, i cili kërkon një bazë të përbashkët të të dhënave, rëndom të instaluar në një server lokal.

Verzioni me një shfrytëzues shërben për përdorim nga një kompjuter dhe ka të gjitha funksionet sikurse edhe zgjidhja që përdoret nga korporatat. I vetmi dallim në mes të këtyre dy versioneve është se versioni me një shfrytëzues nuk lejon disa shfrytëzues me të drejta të ndryshme të punojnë në të njëjtën kohë. Ky version preferohet më shumë nga ndërmarrjet e vogla dhe të meseme (NVM) apo ndërmarrësit të cilët kërkojnë qasje për një shfrytëzues.

Mirëpo, Raiffeisen E-Banking poashtu përbëhet nga një kanal rrjetor i cili quhet Raiffeisen E-BANKING/Web, dhe ky është një kanal shtesë i cili mund të përdoret në kombinim me qoftë verzionin me një shfrytëzues qoftë me verzionin me shumë shfrytëzues të Raiffeisen E-banking për biznese. Ky kanal u shërben ndërmarrjeve të cilave u nevojiten nënshkrimet e urdhër-pagesave nga lokacionet tjera, apo qasje të më shumë shfrytëzuesve në rast se ata vendosin ta përdorin versionin me një shfrytëzues të Raiffeisen E-banking për Biznese.

Raiffeisen E-Banking siguron mënyrën moderne që të lidheni me paratë e juaja.

Raiffeisen E-Banking poashtu përbëhet nga një shërbim shtesë i E-banking i quajtur kanali Raiffeisen E-Banking/SMS.

Si të bëhemi klient i Raiffeisen E-Banking?

Klient i Raiffeisen E-Banking mund të bëhet cilado ndërmarrje e cila ka një llogari të hapur në Raiffeisen Bank. Mbajtësit të llogarisë i kërkohet të plotësojë dhe të nënshkruajë Aplikacionin e Raiffeisen E-Banking për biznese, i cili ju vihet në dispozicion edhe nga Zyrtari për Marrëdhënie me Klientë (CRO) apo nga Menaxheri i Llogarive në njërën nga Filialat e Bankës.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

 

SMS Top Up ju mundëson mbushjen e telefonit tuaj celular, internetin dhe televizionin digjital si dhe pakot DuoTV dhe DuoFIX në mënyrë elektronike nga kudo që jeni. Ky shërbim është në dispozicion 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë dhe është i përshtatshëm për të gjithë ju që përdorni produktet e Operatorëve të Telefonive Mobile.

Mënyra e mbushjes së telefonit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët, shkruani numrin e telefonit IPKO ose Z-Mobile që dëshironi ta mbushni, hapësirë shumën më të cilën dëshironi të mbushni telefonin  p.sh (049xxxxxx 5 ose 045xxxxxx 5)

 

 

Mënyra e mbushjes së televizionit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët,shkruani emrin e kontratës të cilën e posedoni në IPKO apo numrin e kartelës (hapësirë) TV,DUOTV apo DUOFIX   p.sh( xxxxxxxxx TV)  (xxxxxxxxx DUOTV)  (xxxxxxxxx DUOFIX)

 

 

Mënyra e mbushjes së internetit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët, shkruani emrin e kontratës të cilën e posedoni në IPKO (hapësirë) internet p.sh (xxxxxxxxx internet)

 

 

Vërejtje: Ju mund ta realizoni këtë shërbimin edhe nëse nuk keni mjete në telefon, mjafton që shuma e kërkuar të jetë në llogarinë e specifikuar në kontratë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.