Raiffeisen Logo

Alternativa investive

që të vendosni paratë tuaja në funksion

  • Mundësi të investimit të mjeteve
    në aksione te tregtuara ne bursat boterore
    (New York Stock Exchange, Nasdaq, etj.)
  • Mundësi të investimit të mjeteve
    në bono thesari dhe obligacione qeveritare
Na Kontaktoni

Investimit të mjeteve në aksione

Kerkoni perfitime potenciale me te larta, dhe jeni te gatshem te mirrni rreziqe me te larta persiper? Investimi ne aksione te tregtuara ne bursat boterore (New York Stock Exchange, Nasdaq, Frankfurt, Londer, etj.) mund te vjen ne pyetje per ju.

Tesla, Nestle apo Amazon jane vetem disa shembuj prej mijera kompani boterore ku ju mund te bleni aksione me qellim te mbledhjes se dividendave apo te ngritjes se vleres.

Mjafton te ipni urdherin permes telefonit apo emailit dhe ne do te japim urdherblerjen/-shitjen ne emrin tuaj ne burse.

Shembull:

Me 18.04.2018 ju bleni 100 aksione te kompanise Microsoft ne bursen e Frankfurtit, me cmim 77.40 euro per aksion, dhe 25 euro kosto transaksioni.

3 muaj me vone, vlera e nje aksionit eshte ngritur ne 90.48 euro, dhe ju vendosni te I shitni, prap me kosto te transaksionit te njejta.

Pra brenda 3 muajve ju keni investuar 7’765 euro, dhe keni nxjerr 9’023 euro, qe ju bjen nje fitim prej 1’258 euro.

Investimit të mjeteve në Bono thesari dhe obligacione qeveritare

Nuk jeni adhurues I rreziqeve dhe shkelni ne hapa te sigurta ne jete, edhepse kjo do te thote qe ju pranoni nje fitim me te ngadalte? Edhe per kete lloj investitori jemi zgjedhje. Bonot e thesarit dhe obligacionet qeveritare jane borxh, qe ju ia huazoni Qeverise se Kosoves per nje afat te caktuar, dhe per nje interes te caktuar.

Nese keni 50’000 euro e me shume per investim, ju mund te mirrni direkt pjese ne ankandet (tregu primar) dhe te perfitoni nga interesat me te favorshme ne treg. Nese keni 10’000 e me shume ne dispozicion, ju mund te bleni letra me vlere te cilat Banka Raiffeisen I ka blere ne ankand, dhe I ofron per shitje (tregu sekondar).

Shembull:

Me 04.12.2018 ju mirrni pjese ne ankand me afat 2-vjetor dhe investoni 50’000 euro. Ju vendosni vete cfare norme te interesit deshironi te nxerrni nga ky investim, dhe ipni urdherin per 1.70%.

Ju keni fat, oferta juaj eshte pranuar dhe investimi juaj do te realizohet.

Pra brenda 2 vitesh kemi investuar 50’000 euro dhe na jane kthyer 51’700 euro, pra nje fitim prej 1’700 euro. Natyrisht se ju kane nevojitur 2 vite per te fituar perafersisht aq, sa kishit fituar me aksione, por ketu ju nuk keni rrezikuar renie te vleres (humbje) dhe ky fitim eshte I liruar nga tatimet.

Na kontaktoni

për të mësuar më shumë lidhur me investimet në aksione apo letra me vlerë

Dëshiroj të investoj në:







* Të gjitha fushat janë të domosdoshme për t'u plotësuar

Kushtet dhe rregullat e aplikimit për kredi personale

  1. Të dhënat e shënuara duhet të jenë të sakta dhe me shenimin e ketyre te dhenave, ju pajtoheni që të njejtat të përdoren nga Banka Raiffeisen për t’ju kontaktuar lidhur me hapat e mëtejmë të aplikacionit tuaj.
  2. Banka e gëzon të drejtën e refuzimit të aplikimit/kërkesës, nëse klienti nuk i plotëson kushtet e kërkuara nga banka.
  3. Kontaktimi i klientit nga koha e aplikimit mund të zgjasë deri në 2 orë gjatë ditëve të punës.
  4. Mbrojtja e të dhënave të Konsumatorit
    • Banka Raiffeisen zbaton të gjitha obligimet që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e Të dhënave të Konsumatorit, dhe si rrjedhojë, të dhënat që i paraqisni në këtë aplikacion ruhen në konfidencialitet të plotë dhe në asnjë mënyrë nuk barten tek palë të treta. Për çdo informacion shtesë lidhur më Mbrojtjen e të Dhënave të Konsumatorit, na kontaktoni përmes e-mail: customer.service@raiffeisen-kosovo.com, apo përmes Qendrës Kontaktuese në: 038/049 - 222 222 Banka Raiffeisen në Kosovë

Njoftim për përjashtimin e përgjegjësisë

Investimi në letrat me vlerë dhe/ose instrumentet të tjera financiare në vete ngërthejnë rreziqe financiare, të cilat nuk janë të siguruara nga Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C. ose ndonjëri anëtarë i grupit të Raiffiesen brenda apo jashtë vendit. Investimi në letra me vlerë i nënshtrohet ndër të tjera rrezikut të tregut, rrezikut kreditor, dhe rrezikut të likuiditetit. Si rezultat i kësaj ju mund të humbisni fitimet tuaja, pjesërishtë apo tërë kryegjënë e investuar.

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C. nuk merr përgjegjësi lidhur me përzgjedhjen tuaj të instrumenteve financiare dhe asnjë informacion i publikuar në faqe nuk përbën kërkesë, ofertë ose rekomandim per instrumente financiare apo tregje të caktuara. Duhet të jeni të vetëdijshëm për rreziqet e përgjithshme dhe specifike që lidhen me çështjet e paraqitura në këtë uebfaqe. Ju, në mënyrë të pavarur, pa ndonjë rekomandim nga Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C, duhet të bëni vlerësimin në mënyrë vetanake dhe të merrni vendimin tuaj në lidhje me ndonjë investim apo instrument financiar të përmendur në këtë uebfaqe.

Top