;

Njoftim për hapje online të llogarisë rrjedhëse për përfituesit e Pakos Fiskale Emergjente

Banka Raiffeisen në Kosovë njofton të gjithë përfituesit e Pakos Fiskale Emergjente se mund të aplikojnë dhe të hapin llogaritë e tyre rrjedhëse online, pa pasur nevojë të vizitojnë degët bankare.   

Në linkun ne vijim, klienti ka mundësi të krijojë llogarinë e tij rrjedhëse duke e vendosur vetë emrin dhe fjalëkalimin për llogarinë, dhe këto kredenciale më pas do t’i shërbejnë të kyçet në çdo kohë edhe në të ardhmen. Pastaj kërkohen edhe informacione si të dhenat personale, informata per dokumentet identifikuese, etj. dhe sapo të përfunojë ky proces, llogaria do te jete e hapur per te pranuar mjetet e Pakos Fiskale Emergjente.

Po ashtu, sapo të përfundojë procesi i hapjes së llogarisë online, Banka do të porosis automatikisht edhe debit kartelën të cilën klienti mund ta pranojë në degën te cilen e ka perzgjedhur gjate aplikimit dhe mund te shkoje ta terheqe pasi te jete njoftuar permes SMS-it qe kartela eshte gati.

APLIKO KETU>>

Nese keni nevoje për informata tjera, lexoni pyetjet më të shpeshta këtu>>

Complementary Content
Tools