;

Visa Business kartela

Visa Business është kredit kartelë që iu ofrohet pronarëve te ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave të mëdha, pas përmbushjes së kërkesave të parashtruara nga banka.

Kjo kartelë ju mundëson të keni në dispozicion një limit të aprovuar nga banka, mjete këto të cilat mund t’i tërhiqni përmes rrjetit të bankomatëve, të kryeni pagesa në terminalet e shitjes brenda dhe jashtë vendit, si dhe të bleni mallra apo shërbime përmes internetit.

Limiti mund të shfrytëzohet në periudha të caktuara kohore dhe në përfundim të çdo muaji banka do t’iu njoftojë për të gjitha transaksionet e kryera gjatë muajit përkatës: pagesat, obligimet e ndaluara, interesin e kalkuluar, si dhe pagesën minimale të kërkuar (me e-mail apo në degë, varësisht nga preferenca juaj).

Shumën minimale prej 5% të shumës së shfrytëzuar duhet ta paguani deri më datën 15 të muajit. Kjo pagesë do të debitohet nga llogaria juaj rrjedhëse automatikisht në periudhën prej 13 - 15 të muajit.

Në fund të çdo muaji ju duhet të paguani së paku vlerën minimale të këstit në afat prej 15 ditësh. Pas ditës së 15-të, për shumën e papaguar banka do të aplikojë interesin e përcaktuar sipas tarifave të bankës.

Shënim: Klientët e Micro segmentit, kartelën Visa Business mund ta shfrytëzojnë edhe për blerje me këste pa interes..

Si mund të posedoni kartelën Visa Business

Për të aplikuar për Visa Business kartelë ju duhet të plotësoni aplikacionin për kredit kartelë me dokumentet e kërkuara në bazë të politikave të bankës  dhe më pas ta dorëzoni atë në cilëndo degë të bankës Raiffeisen.

Kartela shtesë e autorizuar

Me aprovimin tuaj, kartela shtesë mund t’i lëshohet edhe një e më shumë personave të autorizuar, në limitin tuaj deri në nivelin e caktuar nga ju.

Për të rritur sigurinë gjatë realizimit të transaksioneve, kartela është e pajisur me “chip” dhe gjithmonë gjatë shfrytëzimit të kartelës do t’iu kërkohet numri personal identifikues (PIN-i).

 

Apliko online

Plotësoni formën e aplikimi për Business Kredit kartelën

Cakto takimin

Zgjedhni formën e kontaktimit nga ana e Bankës

Lista e dyqaneve

Shikoni të gjitha dyqanet në të cilat mund të bleni deri në 24 këste

Complementary Content
Tools