Raiffeisen Plus Business
Aplikacionin mobil për iOS
Banka Raiffeisen përdor “cookies” për ta bërë faqen e internetit sa më miqësore. Ju mund te perzgjedhni nese deshironi qe te perdorim “cookies” gjate shfletimit tuaj ne ueb faqen tone. Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".
Në biznes, koha është më e çmueshmja! Ne kemi zhvilluar produkte bankare për t'ju përkrahur në zhvillimin e përditshëm të biznesit, si dhe për t'ju kursyer kohën tuaj.
Që hapat tuaj në biznes të jenë të sigurta, Banka Raiffeisen ju ofron një gamë të gjerë të produkteve të financimit. Bashkë gjejmë zgjidhjen më të parshtatshme për zhvillimin e biznesi
A keni menduar për mënyrat alternative të investimit të mjeteve tuaja? Banka Raiffeisen ju ofron një vend të sigurtë për të ruajtur depozitat tuaja, si dhe mundësi shtesë për investimin e tyre. Për më tepër, stafi ynë i dedikuar ju ofron këshilla profesionale për një investim të mençur të parave tuaja
Raiffeisen Plus Business është platforma më e re dhe e avancuar digjitale nga Banka Raiffeisen. Me anë të kësaj platforme shërbimet bankare nuk njohin hapësirë, kohë e as kufinj.
Kjo platformë përfshinë e-banking përmes të cilit ju mund të kyçeni në llogarinë tuaj nga kompjuteri, aplikacionin mobil te përshtatshëm për Android dhe iOS i cili ju mundëson të keni qasje në llogarite tuaja nga telefoni juaj mobil ose tableti.
Si shërbim i ri në platformën digjitale të bankës Raiffeisen vjen REI - Asistenti virtual në Viber dhe Facebook Messenger i cili ju mundëson të merrni informata mbi gjendjen e llogarisë suaj si dhe për produktet dhe shërbimet e bankës ne çdo kohe.
Instaloni aplikacionin Raiffeisen Plus Business këtu>> dhe regjistrohuni në platformën m-banking me vetëm pak hapa.
Raiffeisen Plus Business aplikacionin mobil ju mundëson:
Video udhëzuese>> se si ju mund të regjistroheni në aplikacionin mobil Raiffeisen Plus Business
Platforma e re e E-Banking është më e avancuar dhe ju ofron klientëve më shumë mundësi për të menaxhuar llogarinë e tyre, duke përfshirë këtu edhe transaksionet brenda llogarive në kohë reale. Klientët mund të regjistrohen shumë lehtë në këtë platformë, mjafton të ndjekin hapat në videon udhëzuese këtu>>
Regjistrimi tani në platformën e re Raiffeisen Plus Business do t’ju mundësojë klientëve më shumë kohë të mësohen me përdorimin e saj, sepse platforma e vjetër E-Banking do të jetë funksionale vetëm edhe për një kohë të caktuar.
Banka Raiffeisen ka prezantuar platformën për shërbime bankare edhe në Viber duke ju mundësuar klientëve të marrin informacione bazë për gjendjen e llogarive, si dhe ta konfirmojnë nëse kanë pranuar pagën ose pensionin në llogarinë e tyre.
Ky shërbim prezantohet për herë të parë në Kosovë, dhe ju mundëson klientëve të Bankës Raiffeisen të pranojnë shpejt dhe lehtë informacione edhe mbi gjendjen e llogarive së tyre, vetëm duke shkruar fjalët kyçe në platformën e Bankës në viber, psh.: “bilanci”, “gjendja e llogarisë” ose “gjendja e mbetur e kredit kartelës”. Ky shërbim është i përshtatshëm edhe për klientët që dëshirojnë të konfirmojnë nëse kanë pranuar pagën ose pensionin në llogarinë e tyre.
Për të pranuar këto informacione për llogaritë e tyre, klientët e Bankës Raiffeisen duhet fillimisht të regjistrohen në platformën e Bankës në Viber. Procesi i regjistrimit është i lehtë dhe behet me disa hapa të thjeshte teë cilët mund ti ndiqni në videon udhëzuese këtu>>
Platformën e Raiffeisen në Viber mund të shfrytëzojnë edhe klientët tjerë të cilët nuk janë të regjistruar. Aty mund të marrin informacione mbi lokacionin e degëve dhe bankomatëve të Bankës Raiffeisen, duke shkruar kërkesën e tyre përmes fjalëve kyçe: “degët, “ATM”, ose “bankomat”. Po ashtu, mund të marrin informacione edhe për tarifat, kreditë, si dhe informacione për shërbimet dhe produktet tjera të Bankës, gjithmonë duke përdorur fjalët kyçe me të cilat funksionon platforma, psh. “tarifat”, “kreditë”, “llogaritë” etj. Ndiq videon udhëzuese për përdorim të REI - Asistentit virtual në Viber këtu>>
Kushtet e përgjithshme të punës për REI - asistentin virtual në Viber dhe Facebook Messenger>>
Aplikacionin mobil për iOS
Aplikacionin mobil për Android
Shfleto manualin e përdorimit për aplikacionin mobil
038222222 dhe 049222222 për çdo pyetje të përgjithshme për bankën, produktet dhe shërbimet tona. Për çdo problem me kartelën tuaj të debitit apo kreditit, me aktivizimin apo bllokimin e tyre, blerjet online, pagesat në Pikat e Shitjeve (POS) etj.
50223
info@raiffeisen-kosovo.com, për çdo informacion për bankën, ofertat, produktet dhe shërbimet tona. customer.service@raiffeisen-kosovo.com, për çdo ankesë që ju mund të keni për shërbimet apo produktet e bankës. plus@raiffeisen-kosovo.com për çdo kërkese që mund të keni në lidhje me platformën Raiffeisen Plus
m.me/RaiffeisenKosova
https://chats.viber.com/raiffeisenbankkosovo
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu