Çka janë Bonus Kartelat?

Bonus kartelat Visa, janë kredit kartela të cilat përmbajnë limitin e kredisë së aprovuar nga banka, dhe që mund të shfrytezohën edhe për blerje me këste pa interes.

Si mund të pajiseni me Bonus Kartelë?

Për të aplikuar për Bonus Kartelë ju duhet të pranoni pagën përmes Bankës Raiffeisen në nivelin e caktuar nga banka, dhe t’i plotësoni kushtet tjera të përcaktuara nga Banka. Me aprovimin tuaj, kartela shtesë mund t’i lëshohet edhe një e më shumë personave të autotizuar, në limitin tuaj deri në nivelin e caktuar nga ju.

Shfrytëzimi dhe kthimi i mjeteve

Ju do të keni në dispozicion limitin e aprovuar nga banka, të cilin mund ta shfrytëzoni për nevojat tuaja.

Pas çdo blerje ne POS terminalet e bankës Raiffeisen në Kosovë, ju do të fitoni bonus.

Limiti i kredit kartelës mund të shfrytëzohet në periudha të caktuara kohore dhe në përfundim të çdo muaji, banka do t’ju njoftojë për të gjitha transaksionet e realizuara gjatë muajit përkatës: pagesat, obligimet e ndaluara, interesin e kalkuluar, bonusin e fituar, këstet, si dhe për pagesën minimale të kërkuar (përmes e-mailit apo në degë varësisht nga preferenca juaj).

Duke u bazuar në mundësitë tuaja financiare, ju mund të zgjedhni mënyrën fleksibile për të përmbushur obligimet tuaja. Ju mund t’i ndani pagesat deri në 24 këste, apo të paguani 5% të shumës së shfrytëzuar deri më datën 15 të muajit në vazhdim. Shuma minimale e kërkuar për pagesë do të debitohet nga llogaria juaj rrjedhëse, automatikisht në datën 13 - 15 të muajit.

Në fund të çdo muaji ju duhet të paguani së paku vlerën minimale të këstit në afat prej 15 ditësh. Pas ditës së 15-të, për shumën e papaguar banka do të aplikojë interesin e përcaktuar sipas tarifave të bankës.

Bonusi

Secili transaksion me bonus kartelë, i realizuar në rrjetin e POS terminaleve të bankës sonë, shpërblehet me bonus. Bonusi llogaritet si 0.5% e shumës në pagesat pa këste, dhe 1% e shumës në pagesat me këste. Shuma e mbledhur kreditohet në llogarinë e kredit kartelës, si vlerë kumulative e bonusit në fillim të muajit në vazhdim.

Siguria

Për të rritur sigurinë gjatë realizimit të transaksioneve, kartela është e pajisur me “chip” dhe gjithmonë gjatë shfrytëzimit të kartelës do t’ju kërkohet numri personal identifikues (PIN-i).

Llojet e bonus kartelave

Ju mund te zgjedhni mes dy dizajneve te bonus kartelës:

 

Apliko për bonus kartelë

Plotësoni formën e aplikimit për bonus kartelë

Lista e tregtareve

Dyqanet ku mund te bleni me këste

Complementary Content
Tools