
Debit MasterCard
Debit MasterCard është kartelë debiti e lidhur me llogarinë rrjedhëse që ju mundëson të keni qasje në të hollat tuaja 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Banka Raiffeisen përdor “cookies” për ta bërë faqen e internetit sa më miqësore. Ju mund te perzgjedhni nese deshironi qe te perdorim “cookies” gjate shfletimit tuaj ne ueb faqen tone. Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".
Banka Raiffeisen në Kosovë klientëve të saj u ofron një gamë të kompletuar të shërbimeve bankare. Për të qenë më afër, kemi ngritur rrjetin më të madh të degëve në Kosovë dhe kemi avansuar shërbimet digjitale për të pasur bankën afër gjithmonë
Jetojmë me ju! Banka Raiffeisen dëshiron të jetë gjithmonë afër jush, në secilën fazë të jetës. Kur ju bëni planet, ne mundohemi të mbështesim realizimin e tyre!
Si mund t'ju ndihmojmë? Ne mundohemi që t'ju përgjigjemi gjithmonë në kërkesat dhe nevojat tuaja. Përveç kanaleve digjitale përmes të cilëve ju mund të adresoni kërkesat, Qendra Kontaktuese është në dispozicionin tuaj 24/7, për t'ju ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të mundshme, si dhe për t'ju udhëzuar për produktet tona.
Dëshirojmë që t'ju lehtësojmë vendimmarrjen për planet tuaja, prandaj kemi krijuar disa mjete të thjeshta ndihmëse të cilat mund t'ju ndihmojnë. Testoni sa mund të jetë kësti mujor i kredisë personale, apo sa euro përfitoni si këmbim nga valutat tjera...Jemi duke punuar vazhdimisht që të sjellim për ju shërbime shtesë të cilat lehtësojnë jetën tuaj të përditshme
Aplikoni online për produktet dhe shërbimet e Bankës Raiffeisen
Pas aktivizimit në bankë, STICK ’N’ PAY mund ta ngjitni në telefon apo në çfarëdo pajisje tjetër të përshtatshe për ju. Për të realizuar pagesën, thjesht e afroni atë në cilindo POS terminal që pranon pagesa pa kontakt.
Pyetjet më të shpeshta për kartela mund ti gjeni këtu>>
Për pagesat me vlerë mbi 100 euro, ju nevojitet kartela e rregullt me çip.
Me STICK ’N’ PAY mund të paguani në shumicën e dyqaneve, të pajisura me POS terminale pa kontakt, dhe kudo që shihni shenjën për mundësinë e pagesave me rreze. Sticker-kartelat dhe POS terminalet pa kontakt janë të mbrojtura me disa nivele të sigurisë përmes teknologjisë me çip. Kodet unike gjenerohen për secilin transaksion. Gjithashtu, ne ju ofrojmë mbrojtje shtesë nga mashtrimet e mundshme në transaksionet pa kontakt, njejtë sikur pagesat me kartelat e rregullta.
Gjatë pagesave online, poseduesit e kartelës duhet të kenë parasysh me sa vijon: çfarëdo kërkese e parashtruar në mënyrë verbale apo me shkrim, për dërgimin e një kopje të kartelës (pjesën e përparme dhe/apo të pasme), PIN-in apo të dhënat e tjera të kartelës si numri i kartelës, data e vlefshmërisë së kartelës apo kodi verifikues, mund të jetë përpjekje për keqpërdorim të kartelës.
Përveç shpalosjes së të dhënave, mbajtësit e kartelës duhet të jenë të vetëdijshëm se ata mund të bien viktimë e mashtrimeve në internet edhe përmes shkëmbimit të të dhënave personale (numrin e letërnjoftimit, numrin e pasaportës, numrin personal identifikues etj.
Fishingu nënkupton përdorimin e e-mail apo dritareve “pop-up” (shfaqëse) të shfletuesit për të marr informatat personale të konsumatorit (Numri i letërnjoftimit, numri i pasaportës, etj) si dhe të dhënat e kartelës (numri i kartelës, datën e vlefshmërisë, kodin verifikues).
Vishing është një formë e re e fishingut (phishing) dhe i referohet përpjekjeve të paautorizuara që të sigurohen të dhënat personale të klientëve dhe kartelave përmes thirrjeve telefonike.
Rekomandimi për klientët tanë është që asnjëherë mos t`i përgjigjen postës elektronike apo thirrjeve telefonike që kërkojnë informata personale apo të dhënat e kartelës. Banka nuk kontakton asnje klient për ta kërkuar numrin e kartelës, kodin sekret (PIN-i), datën e skadimit të kartelës apo kodin verifikues në pjesën e prapme të kartelës.Poashtu ju sygjerojme se duhet pasur kujdes të veçantë me rastin e hapjes së bashkëngjitjeve (attachments) dhe/apo shkarkimin e çfarëdo përmbajtje të faqes së internetit.
Klientët mund të kontrollojnë dhe raportojnë çfarëdo transaksioni të dyshimtë duke thirrur në Qendrën Kontaktuese të Bankës Raiffeisen ne numrin +383 38 222 222. Një nga opsionet në dispozicion të klientëve tanë është edhe përcjellja e transaksioneve me kartela përmes shërbimit “E-Banking” .
Banka Raiffeisen vazhdimisht punon për secilin aspekt te sigurisë per kartelat e klientëve te saj.
monitorimi i transaksioneve të kartelave e ne vecanti te atyre te leshuara lëshuara nga Banka Raiffeisen, për transaksionet që bëhen në POS terminalet dhe bankomatët e RBKO secila kartelë e RBKO që lëshohet përmban teknologjinë me çip të integruar.
Të gjitha POS terminalet dhe bankomatet e mbështesin teknologjinë me çip.
PIN –i është një kod sekret që është i ditur vetëm për mbajtësin e kartelës i cili asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të shpalos kodin (gjatë bisedave, përmes telefonit apo postës elektronike). Vlen të theksohet se sipas rregulloreve ekzistuese, as banka që ka lëshuar kartelën nuk e di PIN-in dhe nuk ka të drejt t`i kërkoj mbajtësit të kartelës që të shpalos pinin e tij.
Pikërisht për arsye të sigurisë, RBKO ju sugjeron mbajtësve të kartelave që të trajtojnë me kujdes çfarëdo informacioni në lidhje me kartelën dhe mos t`i shpalosin PIN-in, fjalëkalimet, kodet verifikuese të kartelës dhe informata të tjera.
Gjithashtu, nëse kjo informatë ruhet diku tjetër, ajo nuk duhet të mbahet afër kartelës. Rekomandohet që gjatë transaksioneve të ketë kujdes; ne këshillojmë që çfarëdo transaksioni të bëhet personalisht nga mbajtësi i kartelës.
Sistemet e sigurisë së bankës janë në nivel maksimal, por secili mbajtës i kartelës është përgjegjës për mbrojtjen e përditshme të informatave të kartelës së tij dhe të i kushtojë vëmendje të veçantë sigurisë së faqeve të internetit që mbledhin informata.
Faqet e internetit të RBKO përmbajnë edhe segmentin e sigurisë së pagesave në internet, që kanë për qëllim të sigurojnë informatat e nevojshme për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e mashtrimit. Është me rëndësi që mbajtësit e kartelave të jenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që t`i përmbahen rekomandimeve të bankës për siguri si dhe të marrin veprime të pavarura (autonome) në përputhje me këto rekomandime për shkak të sigurisë së tyre.
Debit MasterCard është kartelë debiti e lidhur me llogarinë rrjedhëse që ju mundëson të keni qasje në të hollat tuaja 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Aplikimi është i thjeshtë dhe i shpejtë Mjafton një mjet identifikimi dhe një Llogari Rrjedhëse në Raiffeisen Bank Ne do t’ju njoftojmë me SMS sapo karta juaj të jetë gati.
Bonus kartelat Visa, janë kredit kartela të cilat përmbajnë limitin e kredisë së aprovuar nga banka, dhe që mund të shfrytezohën edhe për blerje me këste pa interes.
Kartela Visa Gold Bonus, është kredit kartelë e cila përmban limitin e kredisë së aprovuar nga banka, dhe që mund të shfrytëzohet edhe për blerje me këste pa interes.
038222222 dhe 049222222 për çdo pyetje të përgjithshme për bankën, produktet dhe shërbimet tona. Për çdo problem me kartelën tuaj të debitit apo kreditit, me aktivizimin apo bllokimin e tyre, blerjet online, pagesat në Pikat e Shitjeve (POS) etj.
50223
info@raiffeisen-kosovo.com, për çdo informacion për bankën, ofertat, produktet dhe shërbimet tona. customer.service@raiffeisen-kosovo.com, për çdo ankesë që ju mund të keni për shërbimet apo produktet e bankës. plus@raiffeisen-kosovo.com për çdo kërkese që mund të keni në lidhje me platformën Raiffeisen Plus
m.me/RaiffeisenKosova
https://chats.viber.com/raiffeisenbankkosovo
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu