Cka eshte Visa Classic

VISA Debit Card e Bankës Raiffeisen ju mundëson të përdorni paratë në çdo moment. Ju mund të tërhiqni para në bankomat si dhe të kryeni pagesa në të gjitha POS terminalet brenda dhe jashtë vendit.

Visa Debit Card është e lidhur direkt me llogarinë tuaj rrjedhëse,  që do të thotë se çdo tërheqje e parave ose pagesë do të reflektohet në llogarinë rrjedhëse. Kjo kartelë ju mundëson qasje në mjetet tuaja 24 orë në ditë, 7 ditë në javë përmes rrjetit të bankomatëve brenda dhe jashtë vendit. Poashtu, ju mund të bëni pagesa për mallra dhe shërbime në dyqanet online të cilat pranojnë kartelat VISA

Përparësitë

  • 24/7 përdorim në ATM, POS & Internet, edhe kur banka është e mbyllur

  • Mbi 1 milionë ATM & 1.2 milionë POS-e në të gjithë botën pranojnë kartën tuaj

  • Pagesat tuaja online janë më të sigurta me 3D Secure

  • Mund ta përdorno për blerje online në mbarë botën

Shpalosja e informatave

Gjatë pagesave online, poseduesit e kartelës duhet të kenë parasysh me sa vijon: çfarëdo kërkese e parashtruar në mënyrë verbale apo me shkrim, për dërgimin e një kopje të kartelës (pjesën e përparme dhe/apo të pasme), PIN-in apo të dhënat e tjera të kartelës si numri i kartelës, data e vlefshmërisë së kartelës apo kodi verifikues, mund të jetë përpjekje për keqpërdorim të kartelës. 
Përveç shpalosjes së të dhënave, mbajtësit e kartelës duhet të jenë të vetëdijshëm se ata mund të bien viktimë e mashtrimeve në internet edhe përmes shkëmbimit të të dhënave personale (numrin e letërnjoftimit, numrin e pasaportës, numrin personal identifikues etj.

Fishingu (Phishing)

Fishingu nënkupton përdorimin e e-mail apo dritareve “pop-up” (shfaqëse) të shfletuesit për të marr informatat personale të konsumatorit (Numri i letërnjoftimit, numri i pasaportës, etj) si dhe të dhënat e kartelës (numri i kartelës, datën e vlefshmërisë, kodin verifikues).

Vishing-u

Vishing është një formë e re e fishingut (phishing) dhe i referohet përpjekjeve të paautorizuara që të sigurohen të dhënat personale të klientëve dhe kartelave përmes thirrjeve telefonike.

E-mail dhe thirrjet telefonike

Rekomandimi për klientët tanë është që asnjëherë mos t`i përgjigjen postës elektronike apo thirrjeve telefonike që kërkojnë informata personale apo të dhënat e kartelës. Banka nuk kontakton asnje klient për ta kërkuar numrin e kartelës, kodin sekret (PIN-i), datën e skadimit të kartelës apo kodin verifikues në pjesën e prapme të kartelës.Poashtu ju sygjerojme se duhet pasur kujdes të veçantë me rastin e hapjes së bashkëngjitjeve (attachments) dhe/apo shkarkimin e çfarëdo përmbajtje të faqes së internetit.


Klientët mund të kontrollojnë dhe raportojnë çfarëdo transaksioni të dyshimtë duke thirrur në Qendrën Kontaktuese të Bankës Raiffeisen ne numrin +383 38 222 222. Një nga opsionet në dispozicion të klientëve tanë është edhe përcjellja e transaksioneve me kartela përmes shërbimit “E-Banking” .

Siguria

Banka Raiffeisen vazhdimisht punon për secilin aspekt te sigurisë per kartelat e klientëve te saj. 
monitorimi i transaksioneve të kartelave e ne vecanti te atyre te leshuara lëshuara nga Banka Raiffeisen, për transaksionet që bëhen në POS terminalet dhe bankomatët e RBKO secila kartelë e RBKO që lëshohet përmban teknologjinë me çip të integruar. 
Të gjitha POS terminalet dhe bankomatet e mbështesin teknologjinë me çip.

Rekomandimet e tona

PIN –i është një kod sekret që është i ditur vetëm për mbajtësin e kartelës i cili asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të shpalos kodin (gjatë bisedave, përmes telefonit apo postës elektronike). Vlen të theksohet se sipas rregulloreve ekzistuese, as banka që ka lëshuar kartelën nuk e di PIN-in dhe nuk ka të drejt t`i kërkoj mbajtësit të kartelës që të shpalos pinin e tij. 
Pikërisht për arsye të sigurisë, RBKO ju sugjeron mbajtësve të kartelave që të trajtojnë me kujdes çfarëdo informacioni në lidhje me kartelën dhe mos t`i shpalosin PIN-in, fjalëkalimet, kodet verifikuese të kartelës dhe informata të tjera.

Gjithashtu, nëse kjo informatë ruhet diku tjetër, ajo nuk duhet të mbahet afër kartelës. Rekomandohet që gjatë transaksioneve të ketë kujdes; ne këshillojmë që çfarëdo transaksioni të bëhet personalisht nga mbajtësi i kartelës. 
Sistemet e sigurisë së bankës janë në nivel maksimal, por secili mbajtës i kartelës është përgjegjës për mbrojtjen e përditshme të informatave të kartelës së tij dhe të i kushtojë vëmendje të veçantë sigurisë së faqeve të internetit që mbledhin informata.

Faqet e internetit të RBKO përmbajnë edhe segmentin e sigurisë së pagesave në internet, që kanë për qëllim të sigurojnë informatat e nevojshme për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e mashtrimit. Është me rëndësi që mbajtësit e kartelave të jenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që t`i përmbahen rekomandimeve të bankës për siguri si dhe të marrin veprime të pavarura (autonome) në përputhje me këto rekomandime për shkak të sigurisë së tyre.

Kartelat tjera të Bankës Raiffeisen

Debit MasterCard

Debit MasterCard është kartelë debiti e lidhur me llogarinë rrjedhëse që ju mundëson të keni qasje në të hollat tuaja 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Më shumë >>

VISA Debit Card

VISA Debit Card e Bankës Raiffeisen ju mundëson të përdorni paratë në çdo moment. Ju mund të tërhiqni para në bankomat si dhe të kryeni pagesa në të gjitha POS terminalet brenda dhe jashtë vendit.

Më shumë >>

Bonus Kartela

Bonus kartelat Visa, janë kredit kartela të cilat përmbajnë limitin e kredisë së aprovuar nga banka, dhe që mund të shfrytezohën edhe për blerje me këste pa interes.

 

Më shumë >>

Visa Gold Bonus

Kartela Visa Gold Bonus, është kredit kartelë e cila përmban limitin e kredisë së aprovuar nga banka, dhe që mund të shfrytëzohet edhe për blerje me këste pa interes.

Më shumë >>

Complementary Content
Tools