Lista e tregtareve
Dyqanet ku mund te bleni me këste
Banka Raiffeisen përdor “cookies” për ta bërë faqen e internetit sa më miqësore. Ju mund te perzgjedhni nese deshironi qe te perdorim “cookies” gjate shfletimit tuaj ne ueb faqen tone. Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".
Banka Raiffeisen në Kosovë klientëve të saj u ofron një gamë të kompletuar të shërbimeve bankare. Për të qenë më afër, kemi ngritur rrjetin më të madh të degëve në Kosovë dhe kemi avansuar shërbimet digjitale për të pasur bankën afër gjithmonë
Jetojmë me ju! Banka Raiffeisen dëshiron të jetë gjithmonë afër jush, në secilën fazë të jetës. Kur ju bëni planet, ne mundohemi të mbështesim realizimin e tyre!
Si mund t'ju ndihmojmë? Ne mundohemi që t'ju përgjigjemi gjithmonë në kërkesat dhe nevojat tuaja. Përveç kanaleve digjitale përmes të cilëve ju mund të adresoni kërkesat, Qendra Kontaktuese është në dispozicionin tuaj 24/7, për t'ju ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të mundshme, si dhe për t'ju udhëzuar për produktet tona.
Dëshirojmë që t'ju lehtësojmë vendimmarrjen për planet tuaja, prandaj kemi krijuar disa mjete të thjeshta ndihmëse të cilat mund t'ju ndihmojnë. Testoni sa mund të jetë kësti mujor i kredisë personale, apo sa euro përfitoni si këmbim nga valutat tjera...Jemi duke punuar vazhdimisht që të sjellim për ju shërbime shtesë të cilat lehtësojnë jetën tuaj të përditshme
Aplikoni online për produktet dhe shërbimet e Bankës Raiffeisen
Kartela Visa Gold Bonus, është kredit kartelë e cila përmban limitin e kredisë së aprovuar nga banka, dhe që mund të shfrytëzohet edhe për blerje me këste pa interes. Kjo kartelë ju dedikohet klientëve Premium, me ç’rast ju automatikisht bëheni pjesë e klubit Premium. Përmes saj ju mund të paguani mallra ose shërbime të ndryshme përmes rrjetit të terminaleve të shitjes (POS), të bëni pagesa në internet si dhe mund të keni qasje në para të gatshme 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke shfrytëzuar rrjetin e bankomatëve në Kosovë dhe kudo në botë.
Pyetjet më të shpeshta për kartela mund ti gjeni këtu>>
Duke u bazuar në mundësitë tuaja financiare, ju mund të zgjedhni mënyrën fleksibile për të përmbushur obligimet tuaja. Ju mund t’i ndani pagesat deri në 24 këste apo të paguani 5% të shumës së shfrytëzuar deri më datën 15 të muajit në vazhdim. Shuma minimale e kërkuar për pagesë do të debitohet nga llogaria juaj rrjedhëse, automatikisht në datën 13 - 15 të muajit.
Në fund të çdo muaji ju duhet të paguani së paku vlerën minimale të këstit në afat prej 15 ditësh. Pas ditës së 15-të, për shumën e papaguar banka do të aplikojë interesin e përcaktuar sipas tarifave të bankës.
Si pjesë e Premium Club ju përfitoni:
Varësisht nga partneri i programit, ju përfitoni zbritje prej 5-15% dhe kjo zbritje ju zbatohet në arke në momentin e berjes së pagesës me kartelen Gold Bonus. Deri tani kemi lidhur marrëveshje bashkepunimi me nje numer te konsiderushem partnerësh, dhe numri i tyre do të shtohet ne vazhdimësi.
Për të rritur sigurinë gjatë realizimit të transaksioneve, kartela është e pajisur me “chip” dhe gjithmonë gjatë shfrytëzimit të kartelës do t’ju kërkohet numri personal identifikues (PIN-i).
ThankYouNoteDescription
Dyqanet ku mund te bleni me këste
038222222 dhe 049222222 për çdo pyetje të përgjithshme për bankën, produktet dhe shërbimet tona. Për çdo problem me kartelën tuaj të debitit apo kreditit, me aktivizimin apo bllokimin e tyre, blerjet online, pagesat në Pikat e Shitjeve (POS) etj.
50223
info@raiffeisen-kosovo.com, për çdo informacion për bankën, ofertat, produktet dhe shërbimet tona. customer.service@raiffeisen-kosovo.com, për çdo ankesë që ju mund të keni për shërbimet apo produktet e bankës. plus@raiffeisen-kosovo.com për çdo kërkese që mund të keni në lidhje me platformën Raiffeisen Plus
m.me/RaiffeisenKosova
https://chats.viber.com/raiffeisenbankkosovo
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu