Skip to main content
Personal Loan

Kredi personale: Bëji momentet unike realitet

Përmes kredisë personale të Bankës Raiffeisen, mund t’i arrish gjërat që i dëshiron. Apliko për kredi personale deri në 35,000 Euro dhe hyr në garë për të fituar një Toyota C-HR Hybrid. Poashtu përfiton Bonus kartelën me mirëmbajtje falas për 12 muaj.

Kredi personale deri në 35,000 euro

Norma efektive e interesit: 5.64%

Afati i kthimit të kredisë deri në 10 vjet

Bonus kartelë me mirëmbajtje falas

Banner - Bonus

Rregullat për pjesëmarrje në lojën shpërblyese

  • Shpërblimi do të jetë Toyota C-HR Hybrid, automatik.
  • Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë klientët ekzistues dhe të rinj, të cilët aplikojnë dhe u aprovohet kredia personale brenda periudhës së kampanjës: 01 shkurt 2024 – 31 maj 2024.
  • Për çdo 5’000 euro të shumës së kredisë, klienti do të merr një kupon. Numri i kuponëve varet nga shuma e miratuar e kredisë. Shembull: nëse klienti aplikon për kredi 15’000 euro, ai/ajo do të pranojë tre (3) kuponë për lojë shpërblyese; për kredi 7’000 euro, ai/ajo do të pranojë një (1) kupon, etj…
  • Secili kupon ka numrin serik dhe përbëhet nga dy pjesë. Njëra pjesë i jepet klientit, kurse pjesa tjetër mbetet në bankë, për t’u vendosur në kutinë e lojës shpërblyese.
  • Tërheqja e shpërblimit do të bëhet më datë 14 qershor 2024, drejtëpërdrejtë në njërin nga televizonet publike. Tërheqja do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Bankës Raiffeisen në Facebook.

    Për të mbrojtur të dhënat e klientit, të dhënat e fituesit do të publikohen vetëm pjesërisht, ndërsa fituesi do të kontaktohet drejtëpërdrejtë nga Banka për t’iu komunikuar shpërblimi.

Apliko online për kredi personale

Aplikimi online ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, ju do të kontaktoheni nga ekipi ynë lidhur me procesin.

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Termat dhe Kushtet Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.

Pelqimi per CRK Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale._____________________________________________________________________________________(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

Man using digital tablet psd mockup smart technology

Cilat kushte duhet t'i plotësoj për të marrë kredinë?

  • Të jem banor i Republikës së Kosovës
  • Të marr pagën përmes Bankës Raiffeisen, apo të sjell konfirmimin nga punëdhënësi që paga ime do të procesohet përmes Bankës Raiffeisen.

Cilat dokumente më kërkohen?

  • Dokumentin personal të identifikimit
  • Kontratën e punës.

Çfarë kolaterali duhet të kem?

Ndalesën administrative mbi pagën

Ndalesa është e aplikueshme vetëm në rastet me limit në vlerë të dy pagave

Pasuri të luajtshme

Pasuria e luajtshme është e aplikueshme vetëm në rastet me limit në vlerë të dy pagave

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.

Shkarko Raiffeisen Plus për menaxhimin e financave tuaja