Dega më e afërt
Gjeni degën më të afërt të Bankës Raiffeisen
Banka Raiffeisen përdor “cookies” për ta bërë faqen e internetit sa më miqësore. Ju mund te perzgjedhni nese deshironi qe te perdorim “cookies” gjate shfletimit tuaj ne ueb faqen tone. Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".
Banka Raiffeisen në Kosovë klientëve të saj u ofron një gamë të kompletuar të shërbimeve bankare. Për të qenë më afër, kemi ngritur rrjetin më të madh të degëve në Kosovë dhe kemi avansuar shërbimet digjitale për të pasur bankën afër gjithmonë
Jetojmë me ju! Banka Raiffeisen dëshiron të jetë gjithmonë afër jush, në secilën fazë të jetës. Kur ju bëni planet, ne mundohemi të mbështesim realizimin e tyre!
Si mund t'ju ndihmojmë? Ne mundohemi që t'ju përgjigjemi gjithmonë në kërkesat dhe nevojat tuaja. Përveç kanaleve digjitale përmes të cilëve ju mund të adresoni kërkesat, Qendra Kontaktuese është në dispozicionin tuaj 24/7, për t'ju ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të mundshme, si dhe për t'ju udhëzuar për produktet tona.
Dëshirojmë që t'ju lehtësojmë vendimmarrjen për planet tuaja, prandaj kemi krijuar disa mjete të thjeshta ndihmëse të cilat mund t'ju ndihmojnë. Testoni sa mund të jetë kësti mujor i kredisë personale, apo sa euro përfitoni si këmbim nga valutat tjera...Jemi duke punuar vazhdimisht që të sjellim për ju shërbime shtesë të cilat lehtësojnë jetën tuaj të përditshme
Aplikoni online për produktet dhe shërbimet e Bankës Raiffeisen
Plotësoni formën e regjistrimit dhe një punonjës i Bankës Raiffeisen do t'ju kontaktojë për t'ju sqaruar çdo pyetje që keni.
Ne kemi pranuar aplikimin tuaj.
Ju do të kontaktoheni brënda 2 orëve për të caktuar takim në degën më të afert të Bankës Raiffeisen.
Kur të vini në degë ju duhet të keni me vete:
ID kartelën Kontratën e punës Gjendjen e llogarisë bankare
Mjetet e juaja humbin fuqi blerëse nëse qëndrojnë në llogari rrjedhëse. Futni ato ne funksion, që paratë e juaja të punojnë për ju, dhe të nxjerrin fitim.
Tani ju mund të investoni në obligacione të Republikës së Kosovës përmes bondit të diasporës. Pra ju i jepni borxh Qeverisë për projektet e saj buxhetore. Kësaj radhe ju mund të zgjedhni mes afatit 3- dhe 5-vjeçar, ndërsa norma e interesit qe ju fitoni është si vijon:
*tarifa e ekzekutimit është 0.2% e shumës investive. Urdhërat e josuksesshëm ngarkohen me 10 euro.
Ju mund të regjistroheni prej tani deri me 18 gusht 2021, deri në ora 09:00 për pjesëmarrje në investim.
Bonot e Diasporës është një iniciativë e Qeverisë së Kosovës, për të tërhequr investime drejt Kosovës përmes obligacioneve, drejtuar në rend të parë diasporës së Kosovës, por edhe banorët e Kosovës mund të investojnë.
Bonot kanë veçori të ngjashme sikur afatizimet bankare, pra kanë afat të caktuar dhe interes të caktuar. Për dallim prej afatizimeve bankare, mjetet i jepen borxh Qeverisë së Kosovës, si dhe mund të rishiten në tregun dytësor.
Investimi në Bonot e Diasporës garantohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Këto bono ofrojnë siguri të lartë, ndërsa shpërblejnë investuesin me interes.
Poashtu, investimi në Bonot e Diasporës është mënyrë e drejtpërdrejtë për të ndihmuar zhvillimin e vendlindjes.
Ky emetim ka dy afate: 3-vjeçar ose 5-vjeçar. Kryegjëja paguhet në fund të periudhës si dhe interesi vjetor është i ndarë në dy kupone, dhe paguhet dy here në vit në llogarinë tuaj.
Afati 3-vjeçar ka interesin 1.20% për çdo vit (NEI: 1,133%), ndërsa afati 5-vjeçar ka interesin 2.20% për çdo vit (NEI: 2,16%).
10’000 euro, ose shumëfishi i tij. Pra ju mund të investoni 10’000 euro, 20’000 euro, 30’000 euro, por jo 15’000 euro.
Ju mund të regjistroheni prej tani deri me 18 gusht 2021, deri në ora 09:00 për pjesëmarrje në investim.
Për të u regjistruar për investim, ju duhet të vizitoni Bankën Raiffeisen, meqë ajo është aktere primare për letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës.
Në rast se investimi juaj pranohet, tarifa që ju ngarkohet është 0.20% e shumës investuese, ose minimum 20 euro. Në rast se investimi juaj nuk pranohet, ju ngarkoheni me 10 euro dhe ju rikthehet qasja në mjetet tuaja. Kostoja e trasferimit të investimit tuaj tek nje titullar tjeter brenda Kosovës është 15 euro.
Po, mund të mos pranohet! Qeveria e Kosovës ka shpallur një shumë të caktuar, të cilën synon të mbledh nga investitorët. Aty vlen principi: i pari vjen, i pari fiton. Në rast se është plotësuar kërkesa e Qeverisë, nuk pranohen investimet pasuese.
Gjeni degën më të afërt të Bankës Raiffeisen
Aplikoni online për llogari rrjedhëse
Mësoni mbi kursin ditor të këmbimit të valutave
038222222 dhe 049222222 për çdo pyetje të përgjithshme për bankën, produktet dhe shërbimet tona. Për çdo problem me kartelën tuaj të debitit apo kreditit, me aktivizimin apo bllokimin e tyre, blerjet online, pagesat në Pikat e Shitjeve (POS) etj.
50223
info@raiffeisen-kosovo.com, për çdo informacion për bankën, ofertat, produktet dhe shërbimet tona. customer.service@raiffeisen-kosovo.com, për çdo ankesë që ju mund të keni për shërbimet apo produktet e bankës. plus@raiffeisen-kosovo.com për çdo kërkese që mund të keni në lidhje me platformën Raiffeisen Plus
m.me/RaiffeisenKosova
https://chats.viber.com/raiffeisenbankkosovo
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu