E-banking

Përmes E-banking - web, Banka Raiffeisen ju ofron qasje të thjeshtë dhe të besueshme në shërbimet bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe ju mundëson:

  • Kontrollimin e bilancit të llogarisë,
  • Shikimin dhe shtypjen e gjendjes së llogarisë,
  • Ekzekutimin e pagesave vendore dhe ndërkombëtare për përfituesit e definuar më parë,
  • Rishikimin e bilancit të llogarisë së bashku me transaksionet e kryera në llogarinë tuaj
  • Shtypjen e informatave nga pagesat e ruajtura
  • Ekzekutimin e pagesave të taksave dhe kontributeve pensionale
  • Ekzekutimin e pagesave komunale
  • Shkëmbimi i mesazheve elektronike me Bankën
  • Informata mbi kreditë që i posedoni në bankën Raiffeisen
  • Informata mbi produktet dhe kampanjat

 

Si te aplikoni per e-banking?

Posedues i E-Banking WEB solucionit mund të bëhet cilido individ privat i cili ka një llogari të hapur në Bankën Raiffeisen. Mbajtësit të llogarisë i kërkohet të plotësojë dhe të nënshkruajë Aplikacionin e Raiffeisen E-banking për individë, i cili ju vihet në dispozicion nga Zyrtari për Marrëdhënie me Klientë në ndonjërën nga degët dhe nëndegët e Bankës ose duke bërë kërkesë në adresën elektronike https://ebanking.raiffeisen-kosovo.com/webbankKOSALB/loginCer.jsp?bank=RBKO

Siguria

Shërbimi E-Banking shfrytëzon teknologjinë më të fundit të sigurisë që ndihmon në:

  • verifikimin e identitetit të secilit klient,
  • ruajtjen e të dhënave nga leximi dhe ndryshimi
  • trajtimin konfidencial të informatave tuaja

Kujdes ndaj surprizave të pakëndshme!

Të nderuar klient, institucionet financiare ndonjëherë ndodhë të jenë pre e tentimeve për mashtrime të mundshme përmes e-mailave të cilët kanë për qëllim që në opsione të ndryshme të tentojnë t'i marrin kredencialet tuaja personale.

Për t'iu shmangur problemeve eventuale ju lutem ta keni parasysh që Banka Raiffeisen asnjëherë nuk dërgon e-mail përmes të cilit do t'ju kërkohet kyçja në shërbimet elektronike ose i cili kërkon që ju ta jepni Fjalëkalimin dhe Emrin e përdoruesit dhe se mënyra e vetme e kyçjes në E-Banking është përmes Web faqes zyrtare të Bankës Raiffeisen e jo përmes linqeve tjera.

Testo e-banking

simulues i e-banking

Video udhëzues

Complementary Content
Tools