Banka Raiffeisen përdor “cookies” për ta bërë faqen e internetit sa më miqësore. Ju mund te perzgjedhni nese deshironi qe te perdorim “cookies” gjate shfletimit tuaj ne ueb faqen tone. Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".
Ne përpiqemi të minimizojmë rrezikun tuaj në operacionet e jashtme dhe të zbulojmë zgjidhjet më të mira të financimit për ju. Kompanitë e orientuara nga tregtia e jashtme kanë qenë tradicionalisht ndër klientët tanë.
Ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për kompanitë e tregtisë së jashtme.
Ne merremi me të gjitha llojet e garancive te brendshme dhe te jashtme. Ofrojmë mbështetje profesionale që nga fillimi i negociatave kontraktuale midis jush dhe partnerit tuaj të biznesit deri në hartimin përfundimtar të kontratës.
Ne ofrojmë këshilla për çdo lloj Garancie dhe lëshimin e llojeve të mëposhtme të Garancive:
1. Garancia e tenderit
2. Garancia e pagesës
3. Garancia e përmbushjes (kontratës)
4. Garancia e avansit/paradhënies
5. Garancia doganore
6. Garancia e mbajtjes së parave
7. Garancia e ankesës
8. Garancia e linjës së kreditit
Ne merremi me një shumëllojshmëri produktesh dokumentare dhe ofrojmë mbështetje profesionale që nga fillimi i negociatave deri në shlyerjen përfundimtare të pagesës. Për shkak të organizimit tonë të orientuar drejt klientit, ne ofrojmë shërbim individual dhe efikas. Krediti Dokumentar është një instrument i shkëlqyer për të eliminuar shumë rreziqe në tregtinë ndërkombëtare.
Krediti dokumentar i importit:
Ne lëshojmë lloje të ndryshme të Kreditit të Pakthyeshëm Dokumentar në favor të partnerit tuaj të biznesit bazuar në udhëzimet tuaja:
1. E konfirmuar/e pakonfirmuar
2. Pagesa sipas kërkesës/e shtyrë
3. E transferueshme
4. Rrotulluese (ripërtëritëse)
5. Në gatishmëri (standby)
Krediti dokumentar i eksportit:
Ne këshillojmë Kredit Dokumentar të lëshuar nga një bankë tjetër në favorin tuaj me/pa shtuar konfirmimin tonë.
Në rast të dokumenteve për arkëtime, banka arkëton vetëm pagesën nga blerësi (tërheqësi) me urdhër të shitësit kundrejt dorëzimit të dokumenteve. Arkëtimet dokumentare trajtohen në bazë të Rregullave Uniforme për Arkëtimet (URC 522) të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, Paris. Një kopje të kësaj broshure mund ta merrni nga departamenti i Financimit Tregtar në zyrën tonë qendrore në Prishtinë.
Ne ofrojmë llojet e mëposhtme të arkëtimeve dokumentare të importit dhe eksportit:
1. Dokumentet Kundrejt Pagesës
2. Dokumentet Kundrejt Pranimit
038222222 dhe 049222222 për çdo pyetje të përgjithshme për bankën, produktet dhe shërbimet tona. Për çdo problem me kartelën tuaj të debitit apo kreditit, me aktivizimin apo bllokimin e tyre, blerjet online, pagesat në Pikat e Shitjeve (POS) etj.
50223
info@raiffeisen-kosovo.com, për çdo informacion për bankën, ofertat, produktet dhe shërbimet tona. customer.service@raiffeisen-kosovo.com, për çdo ankesë që ju mund të keni për shërbimet apo produktet e bankës. plus@raiffeisen-kosovo.com për çdo kërkese që mund të keni në lidhje me platformën Raiffeisen Plus
m.me/RaiffeisenKosova
https://chats.viber.com/raiffeisenbankkosovo
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu