Banka Raiffeisen në Kosovë ju ofron teknologjinë më të re të shërbimeve elektronike bankare duke ju mundësuar shërbime bankare të shpejta, të përshtatshme dhe të besueshme. Ne ju ofrojmë disa shërbime të veçanta elektronike të cilat janë të përshtatura me nevojat e klientëve.

E-Banking për biznese është një shërbim financiar elektronik i Raiffeisen Bank, i cili ju mundëson që në çdo kohë të kryeni aktivitetet tuaja bankare, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Raiffeisen E-Banking për biznese është i dizajnuar në atë mënyrë me qëllim të përmbushjes së kërkesave tuaja afariste duke ju ofruar një sërë mundësish për t'i ulur shpenzimet tuaja, për të rritur produktivitetin dhe më e rëndësishmja, lehtëson komunikimin dhe kontaktin me bankën dhe kompaninë tuaj.

 

E-Banking për Biznese ju ofron këto mundësi:

  • Dërgoni urdhër-pagesat vendore dhe ndërkombëtare (poashtu edhe urdhër-pagesat të cilat vihen më paraprakisht në radhë pagese),
  • Opcioni për nënshkrim të shumëfishtë të urdhër-pagesave (nënshkrimi i urdhër-pagesave nga më shumë se një shfrytëzues i autorizuar i llogarisë),
  • Niveli i ndryshëm i autorizimeve për llogaritë e zgjedhura,
  • Kontrollimin e pasqyrës së llogarisë suaj, bilancin e llogarisë së bashku me transakcionet e kryera në llogarinë tuaj, mbajtjen e përhershme të urdhër-pagesave për shfrytëzim të shumëfishtë (pagesat mujore apo pagesat e ngjashme),
  • Pranimi i urdhër-pagesave nga fajllat të cilat përmbajnë urdhër-pagesat në format të standardizuar,
  • Pagesën e taksave dhe kontributeve pensionale
  • Shkëmbimi i mesazheve elektronike me Bankën (porositë dhe kërkesat),
  • Shtypjen e informacioneve nga pagesat e ruajtura, transaksionet dhe dokumentet tjera, etj.

Operacioni Raiffeisen E-banking për biznese është i bazuar në sistemin e autorizimeve të cilat autorizime i jepen klientit nga zyrtari i Bankës me kërkesë të klientit. Një ndërmarrës i pavarur apo një entitet legal mund të ketë disa punëtorë të autorizuar të cilët janë të regjistruar për ta shfrytëzuar shërbimin Raiffeisen E-banking duke iu dhënë atyre të drejta për qasje qoftë të kufizuar qoftë të plotë në llogarinë e zgjedhur.

Ekzistojnë disa lloje të autorizimeve:

  • Për futjen e të dhënave,
  • Për përgatitjen e grupit te pagesave,
  • Për nënshkrimin e grupit te pagesave,
  • Për dërgimin e informacioneve,
  • Për shikimin e paqyrave, bilancit, gjendjes së llogarisë të dërguar nga Banka etj., dhe
  • Autorizimi për administrim e llogarisë.
  • Një karakteristikë tjetër e Raiffeisen E-banking për biznese është kategoria e nënshkrimit e cila tregon se cilat nënshkrime shfrytëzuesi mund t'i realizojë për secilën llogari.

Ruajtja e informatave në Raiffeisen E-Banking është e bazuar në smart kartela, e cila sot për sot është mënyra më e mirë për mbrojtje në botën komerciale. Kjo teknologji e lartë e identifikimit të shfrytëzuesit dhe nënshkrimit digjital të transaksioneve është e bazuar në sistemin e çelësit të infrastrukturës publike (PKI). Kështu, kontrollimi i identitetit, kodimi i informatave, autorizimi dhe nënshkrimi elektronik i të gjitha urdhër-pagesave bëhet në vet smart kartelën. Kartela do të shkatërrohet vetë automatikisht pas tri tentimeve të dështuata për ta futur numrin personal.

Ekzistojne tri aplikacione jashtë rrjetit (off-line):

  • Një sistem rrjeti për shumë shfrytëzues,
  • Një verzioni me një shfrytëzues,
  • Një verzion me shumë shfrytëzues përmes qasjes nga rrjeti.

Verzioni për shumë shfrytëzues shërben për t'u përdorur nga korporatat e mëdha, të cilat kryejnë veprime të pagesave në shumë kompjuterë të rrjetit lokal. Kjo zgjidhje operon në opcionin klient/server, i cili kërkon një bazë të përbashkët të të dhënave, rëndom të instaluar në një server lokal.

Verzioni me një shfrytëzues shërben për përdorim nga një kompjuter dhe ka të gjitha funksionet sikurse edhe zgjidhja që përdoret nga korporatat. I vetmi dallim në mes të këtyre dy versioneve është se versioni me një shfrytëzues nuk lejon disa shfrytëzues me të drejta të ndryshme të punojnë në të njëjtën kohë. Ky version preferohet më shumë nga ndërmarrjet e vogla dhe të meseme (NVM) apo ndërmarrësit të cilët kërkojnë qasje për një shfrytëzues.

Mirëpo, Raiffeisen E-Banking poashtu përbëhet nga një kanal rrjetor i cili quhet Raiffeisen E-BANKING/Web, dhe ky është një kanal shtesë i cili mund të përdoret në kombinim me qoftë verzionin me një shfrytëzues qoftë me verzionin me shumë shfrytëzues të Raiffeisen E-banking për biznese. Ky kanal u shërben ndërmarrjeve të cilave u nevojiten nënshkrimet e urdhër-pagesave nga lokacionet tjera, apo qasje të më shumë shfrytëzuesve në rast se ata vendosin ta përdorin versionin me një shfrytëzues të Raiffeisen E-banking për Biznese.

Raiffeisen E-Banking siguron mënyrën moderne që të lidheni me paratë e juaja.

Raiffeisen E-Banking poashtu përbëhet nga një shërbim shtesë i E-banking i quajtur kanali Raiffeisen E-Banking/SMS

Si të bëheni klient i Raiffeisen E-Banking?

Klient i Raiffeisen E-Banking mund të bëhet cilado ndërmarrje e cila ka një llogari të hapur në Raiffeisen Bank. Mbajtësit të llogarisë i kërkohet të plotësojë dhe të nënshkruajë Aplikacionin e Raiffeisen E-Banking për biznese, i cili ju vihet në dispozicion edhe nga Zyrtari për Marrëdhënie me Klientë (CRO) apo nga Menaxheri i Llogarive në njërën nga Filialat e Bankës.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116

Complementary Content
Tools