Përdorimi i "Cookies"

Ne përdorim "cookies" për ta bërë faqen tonë të internetit sa më miqësore. Nëse vazhdoni, supozojmë që jeni dakord me përdorimin e "cookies". Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".

OK

Ambient ndryshe në degën për klientë në rrugën Robert Doll në Prishtinë

Dega bankare e Raiffeisen e sapohapur në rrugën Robert Doll në Prishtinë, tani ofron një hapësirë shumë më të përshtatshme për të gjithë klientët: biznese dhe individë.

 

Kjo degë ka një numër më të madh të zyreve për takim me klientë si dhe hapësirën digjitale, të cilën klientët mund ta shfrytëzojnë 24/7, duke përfshirë këtu shërbimet elektronike dhe shërbimin për deponimin e parave. Orari i punës së degës është nga e hëna deri të premten, prej orës 8:30 deri në 17:00.

 

Në këtë degë kanë kaluar edhe zyrtarët bankarë për korporata, të cilët deri më tani kanë qenë të vendosur në degën bankare në rrugën Edmond Hoxha, nr. 27, përballë Menzës së studentëve. Duke pasur parasysh specifikat e kërkesave për produkte dhe shërbime bankare që korporatat kanë, në degën e re, zyret e takimeve tani janë të vendosura në hapësirën e dedikuar vetëm për korporata, duke ju mundësuar këtyre bizneseve ambiente më të përshtatshme për t’i diskutuar planet financiare me zyrtarët bankarë.

Complementary Content
Tools