Banka Raiffeisen dhe Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore vazhdojnë bashkëpunimin

Sot, Shukri Mustafa, anëtar i Bordit Menaxhues për IT dhe Operacione në bankën Raiffeisen në Kosovë vizitoi Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore ku u takua me Prof. Dr. Idriz Vehapi, Dekan, Prof. Dr. Avni Berisha, Prodekan, dhe z. Armend Shabani, kryetar i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës. Z. Mustafa falenderoi personelin e fakultetit për bashkëpunimin e vazhdueshëm si dhe shprehu kënaqësinë për mundësinë që i është ofruar bankës Raiffeisen për t’i ndihmuar fakultetit të rinovojë sallën kryesore.  

 

“Ne besojmë se duke mbështetur arsimimin e studentëve nga fusha e matematikës dhe shkencave kompjuterike, po ndihmojmë në ndërtimin e aftësive thelbësore të cilat janë të nevojshme për epokën e digjitalizimit” tha Z. Mustafa.

 

Ky projekt i mbështetur nga banka Raiffeisen është pjesë e strategjisë së qëndrueshmërisë së bankës që lidhet me kontributin në komunitet.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu