Në prag të Ditës së Fëmijëve, Raiffeisen Bank në Kosovë dhe UNICEF kanë nënshkruar vazhdimin e Memorandumit të Mirëkuptimit që të bashkëpunojnë edhe për tre vite të tjera për të mbështetur zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, rritjen dhe përfshirjen sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim dhe nxitjen e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Anita Kovacic, Drejtore Ekzekutive e Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Nona Zicherman, shefe e zyrës së UNICEF-it në Kosovë.
“Raiffeisen Bank në Kosovë është e përkushtuar të kontribuojë në qëllimet sociale në Arsim dhe shëndetësi për fëmijët, si dhe përfshirjen në punësimin e adoleshentëve dhe të rinjve. Ky Memorandum Mirëkuptimi pasqyron angazhimin tonë dhe partneritetin tonë të gjatë me UNICEF-in. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim UNICEF-in në fushat e prioriteteve tona të përbashkëta”, tha Kovacic.
“Partneriteti me sektorin privat është një përshpejtues kyç për realizimin e të drejtave të fëmijëve, si globalisht ashtu edhe në Kosovë”, tha Zicherman. “UNICEF ka kënaqësinë të thellojë këtë bashkëpunim me Raiffeisen Bank, e cila shfrytëzon njohuritë dhe asetet e të dyja organizatave për të ndihmuar fëmijët e vegjël dhe prindërit e tyre, si dhe u ofron të rinjve në Kosovë më shumë mundësi për të fituar përvojë pune dhe për të zhvilluar aftësi kritike për punë dhe jetë.”
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu