Banka Raiffeisen mbështet festivalin Pri Film Fest për të 13-in vit radhazi

Mbrëmë në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt ceremonia e hapjes së Pri FIlm Fest Edicioni i 13-të. Banka Raiffeisen vazhdon mbështetjen e festivalit edhe këtë vit për vitin e 13-të me radhë. Zt. Robert Wright - Drejtori gjeneral theksoi rëndësinë e këtij festivali me një fjalim gjatë ceremonisë si në vijim "Jemi shumë të lumtur që jemi sponsori i përgjithshëm i PriFest për të 13 -in vit radhazi dhe theksoi se ky festival do të jetë një ngjarje e madhe. PriFest është një pikë takimi dhe mundësi për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e filmit qe të takohen, të zhvillojnë ide, të eksplorojnë mundësitë dhe të promovojnë shërbimet e tyre dhe ka pasur shumë histori suksesi pergjatë viteve.
 

PriFest ka mbështetur procesin e prodhimit të shumë filmave nga Kosova dhe një shembull i këtij është edhe filmi shumë i suksesshëm që do të shikojmë sonte - Hive.
 

Mbështetja që PriFest i jep industrisë së filmit në Kosovë është shumë e rëndësishme dhe kjo është një arsye kryesore pse Banka Raiffeisen ka mbështetur PriFest për kaq shumë vite dhe arsyeja pse ne do të vazhdojmë ta mbeshtesim edhe në të ardhmen. 

 

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu