Banka Raiffeisen mbështet projektin ATOMI për vitin e nëntë me radhë.

Instituti ATOMI ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë.

Qëllimi i ATOMI-t është identifikimi i hershëm i nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente, si dhe ofrimi i mundësive, kushteve, trajtimit, përkujdesjes dhe shkollimit të veçantë për këta nxënës, bazuar në potencialet e tyre intelektuale, dhuntinë, talentin, personalitetin, ambiciet, interesimet, motivacionin dhe kushtet e rrethanat reale socio-ekonomike të tyre. Tërë kjo bëhet me qëllim që këta nxënës të kenë mundësi që ta zhvillojnë dhe realizojnë maksimalisht potencialin e tyre dhe kësisoj t’i kontribuojnë në radhë të parë zhvillimit të tyre personal dhe në të njëjtën kohë edhe interesit të gjithëmbarshëm të vendit dhe shoqërisë.

Complementary Content
Tools