Banka Raiffeisen në Kosovë për herë të parë lanson programin RISE

Banka Raiffeisen në Kosovë për herë të parë lanson programin RISE – Raiffeisen Internship & Scholarship for Engineers. Ky program ka për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e studentëve nga fusha e teknologjisë së informacionit në Kosovë, përmes ofrimit të bursave dhe punës praktike. Pra, përveç bursës që do të përfitojnë, studentët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e programit të praktikës me pagesë në Zyret Qendrore të Bankës Raiffeisen.

Studentët do të kenë mundësi të zgjedhin departamentin dhe fushën ku preferojnë të fokusohen në karrierën e tyre, ndërsa praktika përfshin edhe trajnime dhe aktiviteteve mësimore me instruktorë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të Komunitetit të Teknologjisë në bankën Raiffeisen.

Këtë vit, përfitues të programit RISE do të jenë (16) gjashtëmbëdhjetë studentë të cilët ndjekin studimet në fushën e teknologjisë dhe informacionit (apo drejtime të ngjashme, si Drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Data Science, Management Information Systems, Business Analytics) në institucione të arsimit të lartë në Kosovë.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 1 shtator deri me 14 shtator dhe studentët mund të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes linkut http://raiffeisen-kosovo.com/shq/rise.

Studentët të cilët aplikojnë duhet të jenë studentë në vitin e fundit të studimeve ndërsa notën mesatare të kenë mbi tetë (8.0).

Programi RISE është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të Komunitetit të Teknologjisë “Tech4Tech Community” në bankën Raiffeisen i cili përbëhet nga katër departamente kryesore: Departamenti i Teknologjisë dhe Informacionit, Departamenti i Sigurisë, Departamenti i të dhënave dhe analitikës dhe Qendra e Kompetencës.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu