BERZH-i dhe BE-ja bashkojnë forcat me Raiffeisen për t’i dhënë shtytje bizneseve të vogla në Kosovë

 

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po ofron kredi prej 5 milionë euro për Raiffeisen Bank në Kosovë për t’i dhënë shtytje konkurrueshmërisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe për t’i ndihmuar ato që të rimarrin veten nga kriza e COVID-19. 
Raiffeisen Bank do të ofrojë huadhënie për bizneset që synojnë të përmirësojnë teknologjinë, proceset ose shërbimet e tyre me qëllim arritjen e standardeve të Bashkimit Evropian (BE), veçanërisht ato që lidhen me cilësinë e produkteve, shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve dhe kërkesat mjedisore të BE-së. 


NVM-të gjithashtu mund të marrin asistencë teknike, duke përfshirë mbështetje këshilluese nga BERZH-inë mënyrë të drejtpërdrejtë e praktike. Pasi të kenë përfunduar me sukses investimin e tyre, ato gjithashtu do të kualifikohen për një grant në formë tëkthimit të parasë prej 15 për qind të shumës totale të kredisë, të finacuar me fonde nga BE-ja.


Ky instrument i ri është pjesë e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Ballkanin Perëndimor, për të cilin BERZH-i ofron hua dhe BE-ja kontribuon me pagesa stimuluese dhe asistencë teknike. Synimi është të ndihmohen NVM-të në modernizimin e aktiviteteve të tyre dhe të shfrytëzohen mundësitë e tregtisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe tregun më të gjerë evropian. 


Neil Taylor, Shef i BERZH-it në Kosovë, tha: “NVM-të këtu janë prekur rëndë nga kriza njëvjeçare. Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët tanë, BE-në dhe Raiffeisen Bank, për t’i ndihmuar ato që të rimëkëmben, të forcojnë aftësinë e tyre për të eksportuar në BE dhe për të shpejtuar tranzicionin në një ekonomi më të gjelbër, më të qëndrueshme”.


“Unë jam shumë i kënaqur që sot po shënojmë përfshirjen e bankës sonë të tretë partnere për të implementuar Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë. Përpjekjet tona të përbashkëta do të mundësojnë që ndërmarrjet kosovare të kenë qasje më të lehtë në financim dhe do t’u lejojnë NVM-ve të arrijnë standardet e BE-së dhe të zgjerohen në planin rajonal dhe ndërkombëtar. BE-ja është dhe do të vazhdojë të jetë donatori, investitori dhe partneri më i madh tregtar në Kosovë,” theksoi Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së.


“Jemi shumë të lumtur për këtë partneritet me BERZH për ofrimin e fondeve në vlerë prej € 5 milion për NVM-të në Kosovë. Klientët tanë kanë kaluar nëpër një kohë shumë të vështirë për shkak të pandemisë dhe kjo marrëveshje është pjesë e përkushtimin tonë për të mbështetur një rimëkëmbje të shpejtë dhe të qëndrueshme,” tha Robert Wright, Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë.


Deri më tani, BERZH-i ka investuar 522 milionë euro në Kosovë përmes 75 projekteve që kur filloi punën këtu në 2012. Mbështetja e zhvillimit konkurrues të sektorit privat është objektivi kryesor i Bankës në vend.
 

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu