Chopin Piano FEST Prishtina 2022

Të hënën, me 16 maj, u mbajt koncerti i 4-të në Chopin Piano Fest Prishtina me pianistin e njohur François Dumont, nga Franca.

Në këtë mbrëmje, ka marrë pjesë edhe Anita Kovacic, drejtoreshë ekzekutive e Bankës Raiffeisen. Znj. Kovacic u takua edhe me Lejla Pula dhe Besa Luzha, organizatore të festivalit. Edhe këtë vit, ky festival përveç artistëve të njohur vendas, ka sjellur në Kosovë pianistë të shquar ndërkombëtarë.

Banka Raiffeisen ka mbështetur Chopin Piano Fest ndër vite dhe do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla të cilat kanë ndikim të drejpërdrejtë në shoqëri dhe kontribuojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të kulturës dhe artit në Kosovë.

 

 

 

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu