I gjithë procesi i aplikimit për hapjen e llogarisë rrjedhëse tani edhe online

 

Prishtinë, 21 maj 2020 – Banka Raiffeisen në Kosovë ka prezantuar platformën e cila ju mundëson klientëve individë të aplikojnë për hapjen e llogarive rrjedhëse online, pa pasur nevojë të vizitojnë degët bankare.

Procesi i aplikimit për hapjen e llogarisë rrjedhëse online është një proces i thjeshtë: klientër duhet të klikojnë në linkun: www.raiffeisen-kosovo.com/shq/apliko i cili është i vendosur edhe në web faqen zyrtare të bankës, dhe të plotësojnë fushat e vendosura në aplikacion. Pasi të aplikojnë, klientët do të kontaktohen nga ana e zyrtarët bankarë të Qendrës Kontaktuese, të cilët do t’ja konfirmojnë klientëve hapjen e llogarisë rrjedhëse si dhe do të njoftojnë se kartelat për llogaritë e tyre do të porositen menjëherë.  

Pas aplikimit online, klientët mund ta aktivizojnë llogarinë e tyre brenda 30 ditësh, duke vizituar njërën nga degët më të afërta të Bankës Raiffeisen. Gjatë vizitës në degë, klientët duhet ta ketë me vete një dokument indentifimi (letërnjoftimin ose pasaportën) si dhe një dokument që dëshmon adresën e banimit.

Complementary Content
Tools