Informacione shtesë për vendimin për pezullimin e kësteve të kredive

Prishtinë, 17 mars – Banka Raiffeisen i njofton klientët se në ditët në vijim, do t’ju ofrojë më shumë informacione konkrete sa i përket procesit të pezullimit të kësteve të kredive dhe i lut klientët që vetëm pasi t’i pranojnë këto informacione ta kontaktojnë Bankën.

Aktualisht, Banka Raiffeisen është duke punuar me prioritet për të specifikuar detajet teknike dhe operacionale të vendimit për pezullimin e kësteve të kredive, të cilin, me datë 16 mars, e ka marrë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK). Pezullimi i kësteve të kredisë për biznese dhe individë përfshin shqyrtimin e rasteve veç e veç nga ana e bankave me qëllimin që sektori bankar t’i ndihmojë klientët e tyre në tejkalimin e situatës së krijuar.

Ju lutem referohuni në web faqen e BQK për të lexuar lajmin e plotë mbi këtë vendim: https://bqk-kos.org/?id=104&l=1726

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu