Përdorimi i "Cookies"

Ne përdorim "cookies" për ta bërë faqen tonë të internetit sa më miqësore. Nëse vazhdoni, supozojmë që jeni dakord me përdorimin e "cookies". Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".

OK

Informata dhe udhëzime për të ruajtur sigurinë online

Raiffeisen Bank në Kosovë, pjesë e rrjetit bankar të Raiffeisen Bank International (RBI) përdor software-rët më të zhvilluar dhe zbaton procedurat më të avancuara në fushën e sigurisë në mënyrë që të mbrojë transaksionet on-line të klientëve. Megjithatë, Banka Raiffeisen dëshiron t’i kujtojë të gjithë klientët se është shumë e rëndësishme që edhe klientët, si individë apo si biznese të jenë të kujdesshëm, sepse interneti dhe posta elektronike (e-maili) mund të përdoren për aktivitete ilegale.

 

Prandaj, në vijim janë përfshirë disa udhëzime të përgjithshme që janë të nevojshme për të ruajtur sigurinë online:

 

  • Adresa e saktë e web faqes së Bankës Raiffeisen është www.raiffeisen-kosovo.com. Ky është domaini i vetëm i Bankës të cilin klientët duhet ta përdorin për shfrytëzimin e çfarëdo shërbimi apo produkti bankar, duke përfshirë edhe kyçjen në E-Banking apo në shërbime të tjera digjitale të Bankës Raiffeisen. Sa i përket domainit, manipulimet më të zakonshme janë klonimi i web faqeve duke përdorë domain të ngashëm, kryesisht duke ndryshuar ose shtuar ndonjë shkronjë, psh. “raiffaisen-kosovo.com” ose “raiffeisen-kossovo.com.”

 

  • Banka Raiffeisen përdor vetëm një domain për postën elektronike (e-mail) i cili është @raiffeisen-kosovo.com. Klientët duhet t’i kushtojnë vëmendje adresës nga e cila i pranojnë e-mailat, pasi që në shikim të parë mund të duket se vjen nga një burim i besueshëm. Çfarëdo e-maili që klientët mund ta pranojnë në emër të Bankës Raiffeisen ose punonjësve të Bankës Raiffeisen, duhet të sigurohen se vjen nga domaini zyrtar @raiffeisen-kosovo.com.

 

  • Banka Raiffeisen asnjherë nuk i kontakton klientët përmes telefonit apo e-mailit për të marrë informacione konfidenciale, si fjalëkalimet, detajet e kartelave, PIN kodin, ose detaje të tjera personale.

Nëse pranoni ndonjë postë elektronike (e-mail të dyshimtë) në emër të Bankës Raiffeisen, ju lutem kontaktoni Qendrën Kontaktuese në 038 222 222, ose përcilleni e-mailin e dyshimtë tek siguria@raiffeisen-kosovo.com.

 

{{ContentSection}}
Complementary Content
Tools