Kartela e kreditit “Visa Platinum” prezantohet për herë të parë në Kosovë

Banka Raiffeisen në bashkëpunim me Visa kanë prezantuar kartelën e kreditit “Visa Platinum” për herë të parë në Kosovë. Kartela e kreditit “Visa Platinum” iu ofron klientëve një listë të përfitimeve të përditshme, si dhe përfitime të ndryshme gjatë udhëtimeve jashtë shtetit, siç janë hyrja pa pagesë në ambiente të veçanta për biznese në aeroporte (business lounges), ofrim të informacioneve mbi ndihmën mjekësore dhe udhëzime udhëtimi, zbritje të shumta për shërbimet e imbarkimit me prioritet (priority boarding services), zbritje në rezervimin e hoteleve apo në qiramarrje të veturës si dhe shumë oferta të tjera të veçanta nga brende të njohura në mbarë botën.  

“Kredit kartela “Visa Platinum” është rezultat i përpjekjeve dhe përkushtimit tonë ndaj inovacionit dhe ofrimit të produkteve të reja të cilat jo vetëm që do të plotësonin kërkesat e klientëve, por edhe do t’i tejkalonin ato. Kjo kartelë është unike dhe përmes veçorive të saj, në mes tjerash, mundëson një përvojë udhëtimi ndryshe në gjithë botën, një mundësi që klientët në Kosovë nuk e kanë pasur deri tani”, tha Iliriana Toçi, anëtare e Bordit Menaxhues për Retail në Bankën Raiffeisen në Kosovë.  

“Duke prezantuar kartelën e parë “Visa Platinum" në tregun e Kosovës, Visa dhe Banka Raiffeisen në Kosovë përpiqen ofrojnë mënyrat më të mira për një përvojë të sigurtë dhe të përshtatshme të pagesave, duke pasur parasysh kërkesat e klientëve për produkte fianciare të dizajnuara në mënyrë të veçantë. Përveç klientëve, për të cilët kjo kartelë premium ofron benefite të ndryshme, prezantimi i kartelës Visa Platinum në tregun e Kosovës tregon edhe për zhvillimin dhe rritjen ekonomike të mëtutjeshme të këtij tregu”, tha Vladimir Đorđević, menaxher i përgjithshëm i Visa për Evropën Juglindore.  

* * *

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e rrjetit të Raiffeisen Bank International (RBI). Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë. Rreth 800 punonjës ofrojnë shërbime financiare për më shumë se 250,000 klientë individual dhe biznese përmes 40 degëve bankare në Kosovë.   

 

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu