;

Klientët të kenë kujdes nga mashtrimet në internet që i referohen COVID-19

Prishtinë, 23 mars - Raiffeisen Bank Kosova i këshillon klientët të qëndrojnë vigjilent për mashtrimet në internet që lidhen me tematikën e koronavirusit (COVID-19). Keqbërësit po e përdorin këtë mundësi për qëllime mashtrimi, kryesisht përmes postës elektronike me përmbajtje ose referenca të dëmshme; duke e shfrytëzuar zakonisht emrin e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Fushatat e tilla kanë për qëllim t’i bindin klientët të shkruajnë informacione sensitive, siç janë detajet personale dhe kredencialet, ose të dhurojnë donacione për organizata bamirëse mashtruese.

Klientët duhet të jenë të vëmendshëm dhe disa nga masat mbrojtëse nga këto veprime të keqbërësve përfshijnë:

  • Shmangni klikimet në e-mail të papritur që ka për subjekt COVID-19 dhe keni kujdes nga dokumentet e bashkangjitura;
  • Përdorni burime të besuara–platforma legjitime siç janë ato të shtetit – për informacion të azhurnuar dhe të bazuar në fakte për COVID-19;
  • Mos shkruani informacione personale ose financiare, posaçërisht për postat elektronike që kërkojnë veprim të shpejtë, dhe mos ktheni përgjigjje kur kërkohen këto informacione;
  • Klientët mund t'i referohen këshillave të sigurisë në web faqen tonë si material i dobishëm për situatat e tilla.


Injoroni ofertat në internet për vaksinat. Asnjë vaksinë, pilula, ilaçe, locione, lëngje apo produkte të tjerë pa recetë ose produkte shtesë nuk janë aktualisht në dispozicion për të trajtuar ose kuruar sëmundjen Coronavirus 2019 (COVID-19) - në internet ose në dyqane.
Reklama të rreme në uebfaqe produkte trajtimi mashtrues (shpesh të rrezikshëm) ose faqe të dizajnuara për të infektuar kompjuterat e viktimave me malware.
 

Complementary Content
Tools