Në kuadër të objektivës së saj për investime në komunitet, Banka Raiffeisen në Kosovë e ka përfshirë edhe kontributin vullnetar të punonjësve të saj në cilësinë e ekspertëve të fushave të ndryshme.
Kështu, të premtën, znj.Edita Musliu, zyrtare për mbrojtjën e të dhënave në Bankën Raiffeisen në Kosovë, ka qenë pjesë e të ftuarve në emisionin e RTK-së “Divers” së bashku me znj.Krenare Sogojeva - Dërmaku, komisionere në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, z.Fadil Avdyli, zyrtar nga Policia e Kosovës si dhe z.Ardian Arifi, inspektor në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, ku u diskutua për rëndësinë e mbrojtjës së të dhenave personale, me fokus të veçantë në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për mbrojtjën e të dhënave gjatë përdorimit të internetit.
Pjesemarrësit theksuan rëndësinë e mbrojtjës së të dhënave personale në përgjithësi, rolin e Agjencisë për informim dhe Privatësi në mbikqyrjën e zbatimit të ligjit për mbrojtjën e të dhënave personale përmes inspektimeve të rregullta ne institucionet publike dhe private si dhe shqyrtimit të ankesave të raportuara nga qytetarët për shkeljet e mundshme, bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, përgjegjësitë dhe obligimet ligjore të institucioneve gjatë përpunimit të të dhënave personale.
Ndërsa Edita sqaroi se është shumë e rëndësishme që institucioni i cili përpunon të dhënat të ketë regjistër të proceseve…. “Në regjistër të proceseve duhet të specifikohet përshkrimi i procesit, qëllimi përse realizohet, të specifikohet se çfarë të dhëna personale po përpunohen në atë proces, ku shkojnë të dhënat, kush ka qasje, sa është afati i ruajtjës së të dhënave. Është shumë me rëndësi që secili proces të ketë të përcaktuar afatin kohor se sa lejohet që të mbahen të dhënat”
Intërvistën e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në këtë link: http://bit.ly/40OClGr
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu
Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu