Njoftim për hapje te llogarisë

Të nderuar klient,
 
Referuar njoftimit të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës të cilëve ju ka skaduar apo do të iu skadojë afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit, nga pamundësia që të vazhdohen për shkak të situatës së paraqitur nga pandemia COVID-19, ju njoftojmë se Banka Raiffeisen do të vazhdoj të bëje hapjen dhe ri-hapjen e llogarive bankare të të gjithë klientëve të cilëve data e skadences së letërnjoftimit është jo më e vjetër se 01 janar, 2020. Si rrjedhojë, Banka Raiffeisen nuk do të ketë mundësi të konsideroj kërkesat e klientëve të cilët kanë letërnjoftim me datë të skadences me të vjetër se 01 janar, 2020.
 
Me qellim të aplikimit të masave të nevojshme të sigurisë për parandalimin e shpërndarjes se virusit COVID-19 dhe ne mënyre që ju të informoheni mbi procesin e hapjes së llogarisë dhe dokumentacionin e nevojshëm pa qenë e nevojshme të vizitoni ndonjërën nga degët, ju rekomandojmë inicimin e kërkesës për hapje të llogarisë bankare përmes këtij linku:
https://www.raiffeisen-kosovo.com/shq/aplikacioni/llogari-rrjedhese/ . 
 
Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të familjareve tuaj.
Banka Raiffeisen
 



Kontakto bankën përmes kanaleve alternative për komunikim apo realizo shërbimet bankare përmes kanaleve digjitale nga shtëpia juaj dhe kontribuo në parandalimin e shpërndarjes së pandemisë.

Raiffeisen Plus aplikacionit mobil dhe e-banking
Asistenti virtual në Viber: bit.ly/RaiffeisenViber 
Web page: www.raiffeisen-kosovo.com
Facebook: https://www.facebook.com/RaiffeisenKosova/
Free SMS: 50223
 

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu