Njoftim për klientë

Banka Raiffeisen në Kosovë vazhdimisht punon në përditësimin dhe përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve bankare në mënyrë që të ofrojë një përvojë sa më të mirë për klientët. Gjatë implementimit të proceseve të përditësimit, ndonjëherë është e domosdoshme që shërbime të caktuara të ndërpriten përkohësisht, dhe në këtë rast, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi nga klientët është shumë i rëndësishëm.

Duke pasur parasysh këtë, Banka dëshiron t’i njoftojë klientët se të shtunën, me datë 20 maj 2023, do të përditësohet platforma Raiffeisen Plus (e cila përfshin shërbimet e E-Banking) dhe do të jetë përkohësisht jashtë funksionit, prej orës 10:00 deri në ora 20:00.

Banka do ta konfirmojë përmes publikimit të një njoftimi tjetër kur të përfundojë përditesimi dhe platforma të jetë funksionale.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu