Njoftim për klientë për bartjen e maskës dhe dorëzave gjatë vizitës në degë

Prishtinë, 13 prill 2020 – Banka Raiffeisen i njofton klientët se që nga dita e martë, 14 prill, të gjithë klientët që vizitojnë degët bankare duhet të jetë të pajisur me maska dhe dorëza para se të hyjnë në objekt. Pajisja e klientit me maskë dhe dorëza do të jetë e domosdoshme për të pranuar shërbime bankare në degë, deri në vlerësimin e radhës së situatës së krijuar.

 

Banka Raiffeisen e ka marrë këtë vendim pas masave të fundit të cilat institucionet në Kosovë, si në nivelin qëndror dhe në atë lokal i kanë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e mëtutjshme të Covid-19.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu