Njoftim për klientë: Përditësimi i sistemit bankar

Pas përfundimit me sukses të përditësimit të platformës Raiffeisen Plus, ju njoftojmë se Banka Raiffeisen do të vazhdojë me përditësimin e sistemit bankar në tërësi, i cili do të ndodhë me datat 9, 10 dhe 11 qershor 2023. Përditësimi i sistemit bankar është një proces shumë i rëndësishëm të cilin institucionet financiare e bëjnë në baza të rregullta për të siguruar mbarëvajtjen dhe përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve bankare për klientë.

Gjatë ditëve kur është planifikuar të bëhet përditësimi, pothuajse të gjitha shërbimet bankare do të ndërprehen përkohësisht dhe klientët do të kenë mundësi të përdorin vetëm kartelat bankare për të kryer pagesa në POS dhe për të tërhequr para në bankomatë (brenda dhe jashtë vendit).

Duke pasur parasysh këtë, klientët duhet të planifikojnë shfrytëzimin e shërbimeve bankare para periudhës së caktuar për përditësim. Këtu përfshihet edhe planifikimi i pagesave/transfereve tek autoritetet (psh. dogana) në mënyrë që mosfunksionimi i përkohshëm i shërbimeve bankare të mos ndikojë në planet dhe aktivitetet biznesore të klientëve.

Është e rëndësishme të theksohet se datat e caktuara (9 – 11 qershor) për përditësimin e sistemit janë vetëm të planifikuara dhe ato mund të ndryshojnë. Prandaj, ne do të vazhdojmë t’i mbajmë klientët të njoftuar për zhvillimet rreth procesit dhe do t’ju dërgojmë edhe një njoftim sapo të përfundojë përditësimi dhe shërbimet të jenë funksionale.

Klientët mund të marrin informacione edhe nga Qendra Kontaktuese (038 222 222) e cila do të jetë në dispozicion të klientëve 24/7 apo edhe në degë, të cilat do të jenë të hapura gjatë orarit të punës në rast se klientët kanë nevojë të konsultohen apo të diskutojnë me zyrtarët bankarë për shërbimet apo produktet e bankës.

Duke e vlerësuar shumë bashkëpunimin e klientëve në këtë process të rëndësishëm për bankën, dëshirojmë t’i falenderojmë për mirëkuptimin e tyre!  

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu