Njoftim për mbylljen e përkohshme të degëve në Klinë, Viti dhe Malishevë

Prishtinë, 15 mars 2020 - Banka Raiffeisen është duke e përcjellë çdo vendim dhe rekomandim të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës e merr për ta menaxhuar situatën e krijuar si rezultat i Covid19. Pas vendimit të Qeverisë për të ndaluar hyrjet dhe daljet në Komunën e Klinës, Vitisë dhe Malishevës, me qëllim që të parandalohet shpërndarja e virusit, degët e Bankës Raiffeisen në këto tri qytete nuk do punojnë përkohësisht duke filluar nga dita e hënë, 16 mars deri në një vendim të radhës së Qeverisë. Ndërsa, zonat vetë shërbyese bankare 24/7 dhe bankomatët e Bankës Raiffeisen në këto dy komuna do të vazhdojnë të funksionojnë si zakonisht.

Gjatë kësaj kohe, klientët mund të përdorin kartelat dhe shërbimet elektronike për kryerjen e shërbimeve bankare. Po ashtu, ata mund të telefonojnë edhe në Qendrën Kontaktuese në 038 222 222 e cila punon 24/7.

Ju lutem vazhdoni të përcillni web faqen e Bankës Raiffeisen www.raiffeisen-kosovo.com sepse në këtë faqe Banka do të vazhdojë të publikojë informacionet që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit dhe ofrimin e shërbimeve bankare.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu