Njoftim për orarin e ri të degëve

Prishtinë, 16 mars - Banka Raiffeisen vazhdon të ndërmerr masa për të menaxhuar situatën e krijuar duke krijuar kushte për kujdes sa më të madh për shëndetin e punonjësve dhe në të njëjtën kohë duke siguruar që shërbimet bankare të jenë funksionale. Si rezultat i kësaj, ju njoftojmë se degët e Bankës Raiffeisen që nga nesër (e martë, 17 mars) do të punojnë prej orës 9:00 deri në 15:00 gjatë ditëve të punës, duke ju mundësuar kështu punonjësve orar të reduktuar ndërsa klientëve pranimin e shërbimeve të zakonshme bankare. Po ashtu, duke pasur parasysh se në disa qytete, Banka Raiffeisen ka dy ose më shumë degë bankare, degët në Prizren (Shadervan), dega ne Pejë (rr.Beteja e Koshares), dhe dega në Ferizaj (rr.11 Marsi) nuk do të punojnë që nga nesër (e martë, 17 mars) deri në njoftimin e radhës.

 

Ndërsa, zonat 24/7 dhe bankomatët do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht në të gjitha lokacionet.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu