;

Orari i ri i punës për degët bankare: 07:00 – 09:00

Prishtinë, 24 mars 2020 - Pas vendimit të Qeverisë për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe makinave me qëllim që të parandalohet përhapja e Covid19, të gjitha degët e Bankës Raiffeisen në Kosovë do të punojnë sipas orarit të ri të punës: E hënë – e premte: 07:00 – 09:00. Degët e Bankës Raiffeisen në Klinë, Viti dhe Malishevë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri në njoftimin e radhës.

 

Përveç degëve, klientët mund të shfrytëzojnë zonat vetëshërbyese bankare 24/7 dhe bankomatët e Bankës Raiffeisen, të cilat do të vazhdojnë të funksionojnë si zakonisht.

 

Po ashtu, klientët mund të shfrytëzojnë E-Banking dhe shërbimet tjera elektronike apo të telefonojnë në Qendrën Kontaktuese në 038 222 222 ose 049 222 222 e cila punon 24/7.

Complementary Content
Tools