Orari i ri i punës për degët bankare nga data 30 mars

Prishtinë, 28 mars 2020 – Pas modifikimit të vendimit të Qeverisë për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe makinave me qëllim që të parandalohet përhapja e Covid19, që nga e hëna, 30 mars, degët e Bankës Raiffeisen në Kosovë do të punojnë sipas orarit të punës:

 

E hënë – e premte: 09:00 – 14:00 (degët kryesore në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan) dhe 10:00 – 14:00 (degët tjera) 

 

Ndërsa do të vazhdojnë të jenë të mbyllura degët e Bankës Raiffeisen në Klinë, Viti, Malishevë, Prizren (Shadërvan), Pejë (rr. Beteja e Koshares) dhe Ferizaj (rr. 11 Marsi) deri në njoftimin e radhës.

 

Përveç degëve, klientët mund të shfrytëzojnë zonat vetëshërbyese bankare dhe bankomatët e Bankës Raiffeisen, të cilat do të vazhdojnë të funksionojnë si zakonisht. Po ashtu, klientët mund të shfrytëzojnë E-Banking dhe shërbimet tjera elektronike apo të telefonojnë në Qendrën Kontaktuese në 038 222 222 ose 049 222 222 e cila punon 24/7.

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu