;

Përdorimi i "Cookies"

Ne përdorim "cookies" për ta bërë faqen tonë të internetit sa më miqësore. Nëse vazhdoni, supozojmë që jeni dakord me përdorimin e "cookies". Për detaje dhe udhëzime për ç'aktivizim, kliko "Më shumë informacione".

OK

Për herë të parë në Kosovë, shërbimet bankare edhe përmes platformës në Viber

Raiffeisen ka prezantuar platformën për shërbime bankare edhe në Viber duke ju mundësuar klientëve të marrin informacione bazë për gjendjen e llogarive, si dhe ta konfirmojnë nëse kanë pranuar pagën ose pensionin në llogarinë e tyre.

Prishtinë, 28 janar 2020 - Banka Raiffeisen në Kosovë tani ju ofron edhe një mundësi të re klientëve të saj për të marrë informacione mbi shërbimet e produktet e Bankës përmes platformës virtuale në Viber. Ky shërbim prezantohet për herë të parë në Kosovë, dhe ju mundëson klientëve të Bankës Raiffeisen të pranojnë shpejt dhe lehtë informacione edhe mbi gjendjen e llogarive së tyre, vetëm duke shkruar fjalët kyçe në platformën e Bankës në viber, psh.: “bilanci”, “gjendja e llogarisë” ose “gjendja e mbetur e kredit kartelës”. Ky shërbim është i përshtatshëm edhe për klientët që dëshirojnë të konfirmojnë nëse kanë pranuar pagën ose pensionin në llogarinë e tyre.

Për të pranuar këto informacione për llogaritë e tyre, klientët e Bankës Raiffeisen duhet fillimisht të regjistrohen në platformën e Bankës në Viber. Procesi i regjistrimit është i lehtë: klientët e hapin Viber dhe klikojnë tek: more / discover / search: Raiffeisen Bank Kosova. Pasi të zgjedhin Raiffeisen Bank Kosova, klikojnë tek message, dhe kështu fillojnë edhe bisedën me platformën virtuale. Aty do të pranojnë linkun me udhëzimet se si mund të regjistrohen si dhe linkun se si mund të komunikojnë në këtë platformë. Për të vazhduar tutje regjistrimin e tyre, klientët duhet të shkruajnë në Viber: “Dua të regjistrohem” dhe më pas shfaqen hapat që duhet ndjekur për t’u regjistruar.

Platformën e Raiffeisen në Viber mund të shfrytëzojnë edhe klientët tjerë të cilët nuk janë të regjistruar. Aty mund të marrin informacione mbi lokacionin e degëve dhe bankomatëve të Bankës Raiffeisen, duke shkruar kërkesën e tyre përmes fjalëve kyçe: “degët, “ATM”, ose “bankomat”. Po ashtu, mund të marrin informacione edhe për tarifat, kreditë, si dhe informacione për shërbimet dhe produktet tjera të Bankës, gjithmonë duke përdorur fjalët kyçe me të cilat funksionon platforma, psh. “tarifat”, “kreditë”, “llogaritë” etj.

Për më shumë informacione për platformën e Raiffeisen në Viber, klientët mund të vizitojnë web faqen e Bankës Raiffeisen: www.raiffeisen-kosovo.com ose të komunikojnë me Qendrën Kontaktuese përmes Chat në web faqe ose të telefonojnë në 038 222 222.

{{ContentSection}}
Complementary Content
Tools