RaiConnect, platformë inovative e komunikimit online me zyrtarët bankarë

Prishtinë, 14 korrik 2020 – Banka Raiffeisen në Kosovë ka prezantuar platfomën inovative RaiConnect e cila ju mundëson klientëve të komunikojnë online me zyrtarët bankarë edhe për të aplikuar per produkte bankare. E prezantuar për herë të parë në Kosovë, RaiConnectështë mënyre e re dhe e sigurt për komunikim online përmes së cilës klientët mund të bëjnë thirrje/takime me video, të bashkëbisedojnë, shkëmbejnë dokumente, bënë planifikime financiare dhe realizimin e tyre duke aplikuar për kredi dhe produkte tjera bankare si dhe të shfaqin ekranin e tyre gjatë takimeve online me këshilltarët e tyre personalë në Bankën Raiffeisen dhe anasjelltas. Gjithashtu, duke marrë parasysh që komunikimi do të bëhet në kanal të mbyllur dhe personalizuar për secilin klient, ata mund të kthehen kurdo në bisedat dhe dokumentet që kanë shkëmbyer në të kaluarën me zyrtarët e bankës. Klientët mund ta përdorin RaiConnect edhe për të aplikuar per produkte bankare, marrë këshilla për produkte dhe shërbime bankare, dhe e gjithë kjo bëhet nga shtëpia apo zyra e tyre.

 

Aktualisht RaiConnect mund ta shfytëzojnë mikrobizneset dhe klientët premium në Bankën Raiffeisen të cilët do të kontaktohen nga zyrtarët bankarë dhe do të udhëzohen se si mund të regjistrojnë dhe përdorin platformën. Përveç se RaiConnect ju lehtëson klientëve bashkëveprimin me Bankën Raiffeisen, kjo platformë do të shërbejë edhe për evitimin e mëtutjeshëm të vizitave të klientëve në degë, duke vazhduar kështu përpjekjet e përbashkëta dhe të vazhdueshme të të gjitha institucioneve për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Complementary Content
Tools